Kabineti i Trump bën gafën e madhe, i dërgon gabimisht gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen, zbardhen mesazhet

Kabineti i Trump bën gafën e madhe, i dërgon gabimisht gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen, zbardhen mesazhet

Mike Waltz dhe Pete Hegseth

New York-Jeffrey Goldberg nuk donte ta besonte. Pastaj bombat shpërthyen me të vërtetë.

“Bota e mori vesh pak pas orës 14:00 (sipas kohës lindore të SHBA) më 15 mars se Shtetet e Bashkuara po bombardonin Huthit në Jemen. Unë e dija dy orë më parë,” shkruan kryeredaktori i The Atlantic, duke zbuluar një rast tronditës të dështimit të administratës Trump në menaxhimin e informacionit të klasifikuar.

“Arsyeja është se Pete Hegseth, Sekretari i Mbrojtjes, më dërgoi planet e luftës me mesazh në orën 11:44 të mëngjesit, duke përfshirë detaje të sakta mbi armët, objektivat dhe kohën e sulmit.”

Në një artikull, Goldberg rrëfen se më 11 mars u përfshi gabimisht nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, në një bisedë në Signal, ku zyrtarë të lartë po diskutonin plane ushtarake sekrete. Në fillim, ai mendoi se bëhej fjalë për profile të rreme.

“Nuk mund ta besoja që drejtuesit e sigurisë kombëtare të SHBA do të komunikonin vërtet plane të afërta lufte përmes Signal. Nuk mund ta besoja që Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA kishte qenë kaq i pamatur sa të përfshinte kryeredaktorin e The Atlantic... Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë si kjo,” shkroi ai.

Brian Hughes, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, konfirmoi vërtetësinë e dukshme të bisedës, e cila përfshinte 18 pjesëmarrës, mes tyre Zëvendëspresidentin JD Vance, Drejtorin e CIA-s John Ratcliffe, Shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, këshilltarin Stephen Miller dhe të dërguarin Steve Witkoff.

Sipas Goldberg, Hegseth ndau detaje që mund të kishin vënë në rrezik sigurinë e trupave dhe operacioneve të inteligjencës.

Demokratët në Kongres po kërkojnë me ngulm një hetim, duke argumentuar se përdorimi i një aplikacioni në celular në vend të kanaleve të sigurta (që kanë kushtuar miliarda) është një shkelje e Aktit të Spiunit (Espionage Act), e dënueshme me burg. Ata kujtojnë gjithashtu se si Trump dikur këmbëngulte që Hillary Clinton duhej të shkonte në burg për përdorimin e kompjuterit të saj privat gjatë kohës që ishte Sekretare e Shtetit.

Raporti është gjithashtu domethënës për mënyrën se si anëtarët e qeverisë amerikane flasin për Europën. Vance kundërshton operacionin kundër Huthive - të cilët kanë sulmuar Izraelin dhe rrugët tregtare pas luftës në Gaza -duke argumentuar se vetëm 3% e tregtisë së SHBA kalon nëpër Kanalin e Suezit, krahasuar me 40% të tregtisë europiane. Ai paralajmëron për një "rrezik real" që amerikanët të mos e kuptojnë "pse është e nevojshme" të ndërhyhet.

Zëvendëspresidenti, i cili publikisht nuk e kundërshton kurrë Trumpin, shton: "Nuk jam i sigurt që presidenti është i vetëdijshëm se sa e paqëndrueshme është kjo me mesazhin e tij për Europën" dhe sugjeron të pritet një muaj, duke marrë parasysh edhe rrezikun që një sulm mund të rrisë çmimin e naftës.

Hegseth përgjigjet se pritja rrit rrezikun që dikush të zbulojë planet ose që Izraeli të kryejë një sulm në mënyra të ndryshme nga ato që synojnë SHBA-të. Waltz shpjegon se, duke pasur parasysh burimet e kufizuara të Europës, vetëm SHBA mund të rihapë rrugët tregtare, por "presidenti ka thënë të përcaktojmë se si t’i bëjmë europianët të paguajnë për këtë."

Vance dorëzohet: "Nëse mendon se duhet ta bëjmë, le ta bëjmë. E urrej ta shpëtoj përsëri Europën..."

Hegseth pajtohet: "E ndaj plotësisht neverinë tënde për parazitët europianë. ËSHTË PATETIKE. Por ne jemi të vetmit në planet që mund ta bëjmë këtë."

Dhe Miller përfundon: "Presidenti ka qenë i qartë: dritë jeshile. Por le t’i shpjegojmë Egjiptit dhe Europës çfarë presim në këmbim... Duhet të ketë një përfitim ekonomik nëse SHBA-të rikthejnë me sukses lirinë e lundrimit me një kosto të lartë."/Corriere della Sera

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Zyrtarët amerikanë ndanë aksidentalisht planet e luftës, reagon Presidenti Trump

1742055481_donaldtrump.JPG

Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka reaguar në lidhje me mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin e koduar “Signal” midis zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së, ku jepeshin detaje të operacioneve ushtarake kundër grupit Huthi në Jemen.

Trump u shpreh se ka “besim të plotë” në ekipin e sigurisë kombëtare, duke minimizuar dëmet e rrjedhjes së informacioneve sekrete në media.

Ai e cilësoi këtë një “gabim” nga ana e stafit të këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz dhe theksoi se rrjedhja e të dhënave “nuk kishte asnjë ndikim” në operacionin ushtarak.

Në mënyrë të pazakontë, pjesë e grupit të bisedave ka qenë edhe kryeredaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se mesazhet janë autentike dhe ka nisur një hetim për të zbuluar si ndodhi që një gazetar u përfshi në diskutimet konfidenciale.

H.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I PA DITURI: 25/03/2025 16:36

    O Tramp po bëhesh gazi i botës.

    Përgjigju
  • Or tej: 25/03/2025 14:35

    Keto jane bere gazi i botes or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

'Koalicioni Euroatlantik, në krah të SPAK', Basha me emigrantët në Londër: Pyetja pse ikin shqiptarët ka të njëjtën përgjigje, ku i ke shokët Rame? 7x7 = 313

'Koalicioni Euroatlantik, në krah të SPAK', Basha me emigrantët në Londër: Pyetja pse ikin shqiptarët ka të njëjtën përgjigje, ku i ke shokët Rame? 7x7 = 313