Një tjetër skandal është regjistruar në drejtësinë shqiptare. Gjykata e Durresit ka shpallur të pafajshëm ish-kryeinspektorin e Mjedisit në kete qytet, Genci Balla, i akuzuar për korrupsion pasiv. Ai u arrestua ne flagrance se bashku me inspektorin Eduart Bejko, duke ndarë paratë që i kishin marrë nje shtetasi kinez, administrator i një kompanie private që operonte në Durrës.
 
Sipas organit të akuzës pavaresisht se në të njejtat rrethana të arrestimit në flagrance, duke ndare parate, inspektori Bejko, ndryshe nga eprori i tij, është shpallur fajtor dhe eshte denuar me 1 vit e 4 muaj burgim për akuzen e "korrupsionit pasiv".
 
Po ashtu, është shpallur fajtore edhe shtetasja Dorina Nikolla, e cila u denua me 7 muaj burgim, por qe do te kaloje ne sherbim prove, e akuzuar per "Ushtrim ndikimi te paligjshem. " tek dy zyrtaret Balla dhe Bejko.
 
Sipas prokurorisë së Durresit, vendimi i treshes gjykuese te kryesuar nga gjyqtarja Anita Mici dhe anetare Tritan Hamitaj e Petraq Curri, konsiderohet teresisht te pabazuar ne ligj dhe ne prova dhe, sapo te zbardhet, do te dorezoje ankimin prane Gjykates se Apelit Durres.
 
Ne konkluzionet e saj gjate ketij procesi gjyqesor, Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin me nga 4 vjet e gjysëm burgim secilit për dy drejtues të Inspektoratit të Mjedisit në këtë qytet, të akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv” dhe 1 vit e 6 muaj per shtetasen Dorina Nikolla. 
Nga hetimi rezulton se dy punonjësit publikë merrin nga administratori shumën prej 100 mijë lekë të reja në muaj, në këmbim të mosushtrimit të kontrollit në këtë kompani private.
 

Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)