Në rrjetet sociale qarkullon një video ku shfaqet një qen teksa kafshon mishin e varur në një dyqan që e tregton atë për qytetarët. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por thuhet se kjo video skandaloze vjen nga qyteti i Durrësit.

Video është në përmasat e skandalit, pasi nga sa shfaqet në të, qeni futet fare lehtësisht në dyqan, kafshon mishin e varur që do tu shitet më tej konsumatorëve, dhe largohet pasi "pikas" një qytetar të zakonshëm duke e filmuar.

Nëse ky mish është konsumuar nga qytetarë të Durrësit që kanë blerë në këtë dyqan, atëherë rrezikohet të marrin infeksione të ndryshme.

Tregtimi i mishi nëpër dyqane ka qenë gjithmonë një shqetësim sa i takon ruajtjes së tyre dhe tregtimit me standarde. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)