TIRANE - Hasan Bek Bushati, një nga eksponatet kryesor të ekspeditës ndëshkimore të forcave zogiste në Zonë e Shoshit, u ngriti një pusi tipike besuarve t dhe patriotëve të njohur Mark Milani, Banun Celi dhe Zef Delia: -Hajde e dorëzohuni  në besë të Zotit dhe timen, se jam nga dera e pare e Bushatlive të Shkodrës. Zogu ka nxjerrë faljen për të gjithë kryengritësit dhe unë hyj garant  qoftë për jetën tuaj, qoftë  se nuk do ju keqtrajtoj kurrkush, madje edhe ne burg vetëm pak ditë do të rrini.

I besuan Hasan Begut dhe gabimin fatal e paguan me jetën e tyre. Ja ku i keni gjakataret kanë dashur të  përmbysin regjimin. Ja ku i keni  shoqëruesit e Luigj Gurakuqit, rrethuesit e rrethit të Dukagjinit, Postkomadës së Mesit Prefekturë Shkodër dhe rebelët e peshkopit rebel Fan Noli. Ja ku i keni nxitësit dhe organizatorët e trazirave në malësi. Unë i  kapa në shpellat e malësisë dhe i solla përpara këtij gjyqi të ndershëm që të marrin dënimin e merituar. “Ku e ke besën o Hasan Begu?! Ti na thirre në besën të Zotit dhe tënden.

Si nuk të skuqet fytyra e thua u kapa në male. As ti Beg, as 100 si ti, sikur të mos  ishim dorëzuar burrnisht në besën tënde nuk do mund të na kishit kapur kurrë. Ti po rren  faqe gjithë këtij  gjyqi me i hy në qejf qeverisë me të dhanë ndonjë gradë. Por ti gradat i mbajsh me turp e faqe të zezë”, qe reagimi i Mark Milanit nga banka e të akuzuarit sy ndër sy ndaj dëshmitarit mburravec dhe të pa besë Hasan Bek Bushati.

Seanca e  gjyqit politik të  28 shkurtit dhe  8 marsit 1927 dha këto vendime: kapitale për tre patriotët e Shoshit Dosja: Gjyqi politik i Shkodrës 1927, dok nr 17F. Ministria e Brendshme. AQSHT 1927) Qëllimi ishte vetëm më tmerrue popullin e për të nxjerrë mizorina.

Mark Milani, Zef Delia nga Shoshi dhe Martin Marashi i Toplanës, natën kur të nesërmen do të vareshin në litar shpërthejnë burgun dhe do kishin shpëtuar, nëse Zef Delia gjatë kërcimit nga çatia e burgut nuk do të ishte shkapetur në një objekt të fortë pas murit të burgut ku dhe plagoset duke thyer shtyllën kurrizore. Si shqiptar me virtyte, i kishin dhënë fjalën që të mos e braktisnin njëri-tjetrin.

“Për të mbajtur fjalën, Mark Milani e mori në shpinë dhe duke tentuar të largohej së bashku me shokun e dëmtuar rendë, kapet nga forcat e xhandarmërisë, në rrugicën afër xhamisë së kuqe (Camillo Libardi, ”Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”, Tiranë, botim i vitit 1912, fq. 34. Kolonel Faik Quku “Qëndresa shqiptare gjatë luftës së Dytë Botërore, fq. 38)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)