SARANDE - “Agron Cane nuk e njihte vajzën, e ka parë vetëm dy minuta.” Kështu ka treguar për A1 Report shtetasja me inicialet E.G. një ditë pas publikimit të skandalit, që denoncoi rastin e një ngacmimi seksual ndaj saj dhe vajzës së saj 14 vjeçare nga ish-aktivisti socialist Agron Cane.
 
Nëna e 14 vjeçares tregon se vajza e saj dhe i akuzuari Cane nuk njiheshin me njëri-tjetrin, dhe nuk ishin parë më parë, por vetëm 2 minuta, në një nga ditët që ajo kishte vajtur për ta kërkuar Canen për t’i paraqitur analizat e bijës së saj të sëmurë dhe për t’i bërë të mundur që t’i gjente një punë.
 
“Vajza nuk ka deklaruar asgjë. Vajza nuk dua të më cënohet. Ajo nuk e njihte se kush ishte Agron cane, vetëm në momentin që unë kam vajtur dhe i kam treguar analizat e vajzës për të mos më hequr nga puna. Vajza ndenji në korridor dhe ai person më tha kush është jashtë. I thashë është vajza. Thuaji të vijë brenda tha. I fola vajzës, i thashë hajde këtu dhe ai e takoi vajzën dhe doli prapë përjashta. I ndenji shumë rëndë vajza dhe nuk qëndroi. Unë duke dalë bashkë me vajzën dhe ky më thotë ktheu prapë dy minuta. Unë u ktheva prapë dhe ai më shprehu dëshirën për patur marrëdhënie seksuale me vajzën time. Fare hapur.” shprehet për A1 Report gruaja me inicialet E.G.

"Me Canen jemi kushërinj të largët"
Ajo shton se me të akuzuarin janë kushërinj të largët dhe se ishte urrejtja e këtij gjesti duke ditur afrimitetin e gjakut që e bëri të hakmerret.
 
“Më shtyu urrejtja se jam vetë babë vetë nënë. E bëra për hakmarrje sepse ai e dinte që unë isha vajza e H.G. dhe unë duke ecur me mendimin që atë e kisha kushëri të largët. Më shtiu urrejtja që një njeri që thotë qe është kushëri I imi, duke e ditur kush është babai im , të kërkoi diçka në këmbim. Doja ta demaskoja.” Tregon për A1 Report shtetasja me inicialet E.G” shprehet denoncuesja.

gruaja ne sarande
(Në foto: Denoncuesja E.G gjatë intervistës për televizionin A1 Report)

"Kisha punë por e doja në shtet, nuk e prisja që Cane të më fuste në punë"
Më tej, E.G. rrëfen për kamerën e A1Report se nuk priste që Cane t’i gjente punë, porse paraqitej në zyrën e tij vetëm për të shënuar kërkesën për të gjetur punë shteti. Ajo shprehet se kishte punë por po kërkonte një punë në shtet, pasi siç thekson ajo ishte shumë e rëndë për të. Ndërsa rrëfen se ndihmën ekonomike ia ka siguruar më herët Partia Demokratike

“Kisha punë, por kërkoja një punë sepse unë atë punë që bëja ishte një punë shumë e rëndë për mua. Mua po të vesh tek ambulance e spitalit, tek mjekja e familjes, unë nuk jam për atë punën që bëja. Po kërkoja një punë në shtet. Jo nga Agroni jo, nuk e prisja të më gjente punë, thjesht veja për të shënuar ankesën time. Në ndihmë ekonomike më kanë futur që kur ishte Partia Demokratike në pushtet. ” tregon denoncuesja

"Nuk jam kërcënuar por e ndjej një frikë të tillë"
Nëna e 14 vjeçares shton ndër të tjera për A1 Report se nuk është kërcënuar nga asnjë, por shton se e ndjen një frikë të tillë.

“Nuk më ka kërcënuar njeri akoma, por nga momenti në moment mund të më kërcënojnë. Unë bëra një gjë të drejtë si nënë dhe përse e bëra këtë gjë . Mund ta theksoj shumë pastër sepse shumë njërës janë si halli im.” shprehet nëna e 14 vjeçares. 

"Nuk e dija që Cane kishte dhënë dorëheqjen nga Zyra e PS, kishte çelsat e zyrës"
Më tej ajo shprehet se nuk kishte dijeni se Cane kishte dhënë dorëheqje si aktivist në zyrën e deputetit PS Koço Kokëdhima në Sarandës pasi sipas saj ai kishte ende çelësat e zyrës.

"Edhe Koço është shprehur se me datë 15 korrik ai është hequr nga puna. Nuk e dija që ai kishte dhënë dorëheqje dhe kishte çelësin e Koços dhe i vinte në zyra. Atë ditë që do ti bëja kamerën më ka thënë që jam në zyrë, jam vetëm në orën 11.30." tha denoncuesja.

gruaja ne sarande
(Në foto: Denoncuesja E.G gjatë intervistës për televizionin A1 Report)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)