Kuvend/ Skandali te Onkologjiku, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë! Koçiu: Mjekët abuzues përjetë pa licencë

TIRANË- Skandali në spitalin “Onkologjik” ndezi debate të forta edhe në parlament, ku opozita kërkoi shkarkimin e tre ministrave. Sipas deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministrja aktuale Albana Koçiu dhe ai i drejtësisë Ulsi Manja kanë qenë në dijeni të abuzimeve në këtë sektor.

‘Në këtë qeverisje të paktën tre ministra, Koçiu, Manja dhe Manastirliu duhet të ishin shkarkuar. Kanë qenë në dijeni të skandalit të onkologjikut dhe nuk kanë reaguar. Koka e korrupsionit janë këta tre ministra.’- tha Vokshi.

Ministrja Koçiu se për aktin e mjekëve do ketë ndëshkim ligjor dhe moral dhe se me amendimin i ligjit për urdhrin e mjekut e farmacistit në të tilla shkelje do t’u hiqet përjetësisht licenca.

'Kam detyrën morale për të cekur sërish çështjen tonë të famshme të Onkologjikut. Padyshim që abuzimi i rëndë që ata kanë luajtur me jetën e të sëmurëve duke kaluar çdo lloj norme, ka vetëm një përgjigjie: ndëshkimin ligjor, administrativ e moral. Do mbajnë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Për të sanksionuar me ligjn të gjithë ata mjekë, ata që nuk mund t’i quaj më as profesionistë, që e  trajtojnë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës do  kërkojmë ndryushime në ligj, do u hiqet e drejta e ushtrimit të detyrë në rast se bëjnë sjellje amorale. Kam lexuar qëndrime nga ato kritiket….

Kam lexuar e dëgjuar çdo qëndrim, çdo zë. Nuk mund të përbaltet çdokush që e vazhdon punën me vendosmëri e profesionalizëm të lartë, që janë shembuj të ekipeve mjekësore. Shumëkush nga ne ka një eksperiencë të mirëfilltë sa i përket kujdesit shëndetësor në shëndetin publik. Ne vlerësojmë ndershmërinë, abuzuesit do marrin në çdo kohë ndëshkimin e merituar. Do i listojmë në Kuvend ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut.'- u shpreh ministrja.

Por zotimi i ministres nuk i bindi deputetë e pozitës të cilët duke i rënë tavolinave me duar, këmbëngulën për largimin e ministres.

‘Jep dorëheqjen!’- tha Bardhi.

‘Zoti Bardhi, ke qenë dhe ministër Drejtësie. E di si funksionon shteti, më dëgjo… Flasim çdo ditë për autonominë spitalore dhe për të drejta të mjekëve, prandaj ka procedura administrative. Ju jeni jurist, e dini shumë mirë procedurën Të nderuarë deputetë, i nderuar zoti Shehu. Jam këtu për t’ju përgjigjur shqetësimeve që keni, por uroj që shëndeti riprodhues i grave e vajzave shqiptare të mos përmendet për motive politike. Po përpiqeni të krijoni një debat shterpë të ngritur mbi informacione të pavërteta”, tha Koçiu në sallën e Kuvendi.'- tha ministrja.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Luan Baçi: Energjitika sektor me gropën e zezë të korrupsionit të qeverisjes, abuzimet me tenderat në nivele alarmante

 

Shqipëria u përballë më 22 qershor me ndërpreje të plotë për të paktën 30 minuta të energjisë elektrike.

Ndërpreja e energjisë është ngritur si shqetësim në Kuvend nga deputeti i PD Luan Baçi, i cili u shpreh se shkëputja e energjisë po ndodh në mënyrë të vazhduar dhe nuk mbahet asnjë përgjegjësi.

Sipas tij, ministrja e Energjitikës është duke u marr me plane të tjera.

“Shkëputjet e energjisë elektrike po kthen në një problem në vend. Në bregdet kishte shkëputje të gjata të energjisë dhe të shkëputjes me ujë para disa ditësh. E ndërprisni energjinë sa herë të doni dhe pa paralajmëruar. Jemi në fillim të sezonit veror dhe ende nuk kemi dëgjuar një plan nga zonja ministre për përballimin e konsumit të energjisë të energjisë për shkak të rritjes së konsumit edhe nga pushuesit. Sigurisht që zonja ministre me shefin e madh po bëjnë të tjera plane atë të blerjes së energjisë me çmime tepër të larta për të justifikuar pse jo edhe pagesat që kryhen në këtë situata emergjente", tha ai. 

Për deputetin, abuzimet me tenderat në sektorin e energjitikës kanë arritur nivelet më të larta.

"Të dhënat nga thesari i shtetit dëshmojnë se në këtë sektor abuzimet me tenderat ka arritur në nivele alarmante. Të gjitha tenderat e OSHE ne sektorin e it nga viti 2018 deri më sot fitohen nga 3 kompani në intervale që luhaten nga 97 deri në 99 për qind të fondit limit që kap shumën e 16 mln euro. Energjitika është një nga sektorët me gropën e zezë të korrupsionit të qeverisjes", tha ai. 

Ora 15:21
Zhupa dhe Mziu denoncojnë abuzimet me kompanitë telefonike: Po operojnë  si “kartel”, rrisin çmimet në mënyrë të koordinuar

 

 

Deputetja e PD Ina Zhupa, nga foltorja e Kuvendit ka denoncuar abuzimet me kompanitë telefonike.

Ajo u shpreh se dy kompanitë bien në darkordësi me njëra-tjetrën për ti vendosur njësoj çmimet. 

 “Një temë sensitive për qytetarët duke qenë se kemi këtu drejtuesin e AKEP, lidhet me tarifat e kompanive celulare. E para ka të bëjë me hakerimin që i ndodhi “ONE’, të dhënat që u zhdukën dhe u vunë në përdorim të të tretëve nga ky përdorim, mungesa e shërbimit tek përdoruesit nuk mori përgjigje nga AKEP. Në përgjigje ju i thoshit klientëve që ju si përdorues mund ti drejtoheni gjykatës ose na sillni ankesa neve.  Nuk ka nevojë t’ju sjellin ankesa sepse afera është e madhe, gjendja dihet nga të gjithë, kur ndërprerja e sinjalit ishte bërë e vazhdueshme. Dhe ju duhet të kishim marrë masat e nevojshme për të vënë gjoba, për të monitoruar.  Dy kompanitë organizohen me njëra tjetrën dhe i kanë çmimet njësoj, i rrisnin çmimet në mënyrë të koordinuar, i kanë paketat njëlloj”, tha ajo.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Xhelal Mziu ngriti si shqetësimin dyfishimin e çmimit nga kompanitë telefonike.  

“Ky fenomen nuk ishte pak vite më parë sepse kishim 4 kompani konkurruese, kishim edhe telefoninë fikse. Ajo se çfarë ka ndodhur vitet e fundit është për shkak të duopolit midis këtyre dy kompanive.  Kujtoj që par disa viteve të lusnin për të shkuar tek një kompani celulare, të oferonin tarifa konkurruese. Sot është e kundërta. Në dallim nga vendet e tjera të BE dhe rajonit ku ulja e tarifave është në mënyrë permanente.  Mjafton të shkosh në çdo lagje të kryeqytetit dhe në qytete të tjera ka pafund raste të ankimimit sepse nuk respektojnë kontratat. Kemi dyfishim të çmimit dhe përgjysmin të shërbimit ndaj qytetarëve”, tha ai.

 

Ora 13:54
Gogu tallet me Nokën: Muli si çoban me ujkun në zemër që ankohet pse i zvogëlohet tufa në vathë

 

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, ka replikuar në Kuvend me deputetin e PD, Flamur Noka teksa ky i fundit më herët lëshoi akuza nga foltorja.

Duke iu refuar Sali Berishës, Gogu ironizoi Flamur Nokën se s'mund të ligjërojë ai për korrupsionin teksa është bërë mburojë e ish-kryeministrit me masë "arrest shtëpie" nga GJKKO.

"Ti harron që ngjason me ata çobejntë që në krye të qoshes kanë vënë ujkun dhe ankohen pse iu zvogëlohet tufa në vathë.

Mos fol për korrupsionin, por eja te komisioni i posaçëm dhe t'u japim shqiptarëve atë që presin, luftë ndaj korrupsionit kudo shfaqet.

Por Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh mos vazhdo të flasesh. Eja të bëjmë luftën ndaj korrupsionit në çdo qelizë.

Leri llafet dhe eja t'i futemi punës", tha Gogu, duke përsëritur ftesën ndaj opozitës, e cila ka zgjedhur të bojkojë pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen- Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Ora 12:35
'Surrogacia'/ Shehu interpelancë me ministren e Shëndetësisë: Ligj anti-familje! Koçiu: Rregulluam amullinë e ligjit të vjetër, ndihmë grave

Projektligj i ri që rregullon shëndetin seksual dhe riprodhues i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë, ishte qendër e debatit mes deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe Ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, ditën e sotme në Kuvend. Deputeti i PD-së tha se projektligji, nxit abortin, në një kohë që duhet të promovohet lindshmëria.

‘Unë sot në këtë interpelancë e shikoj të lidhur dhe me atë ngjarjen e kësaj ngjarje ilegale në majën e bashkisë. Ju si ministre duhet të reagonit. Ai material është i mbushur më principe të thella jo vetëm antifamilje, por me një dokument të papranishëm për opozitën. Ju kërkoni të nxisni abortin. Vendosja në atë material e abortit do të thotë që ju e konsideroni atë pjesë të planifikimit familjar. A ju shqetëson rënia drastike e lindjeve. Po goditet koncepti i shenjtë i familjes. Është sponsorizuar nga klanet shqiptare. Ka grupim antifamilje dhe kur flas për familje flas për atë që paraqitet në kodin tonë të familje, flitet për nevojën e ndërhyrjes në kod. Në këtë procedurë humb koncepti i një nëne dhe një babi.’- tha Shehu.

Nga ana tjetër ministrja Albana Koçiu tha se ky ligj është për të rregulluar një amulli që ka pasur ligji i vjetër, e shtoi se nuk mund të përdoret për fushatë politike.

'Është folur vetëm për surrogacinë shëndetësore. Në asnjë moment nuk ka patur një hap apo rekomandim për surrogacinë me natyrë komerciale. Vetëm për ata që nuk kanë mundësi fizike të lindin fëmijë. Uterues me qira i nderuar deputet e keni kërkuar në emër të grave por terminologjia është fyese dhe denigruese. Ne asnjë mënyrë apo formë nuk do të cenojë të drejtat e gruas, përforcon një prej të drejtave bazë për të pasur fëmijë apo për plotësua. Nuk do të ndodhë në asnjë rast përveçse për arsye shëndetësore. Padyshim që ligji dhe paketa ligjore të garantojnë hapat dhe procedurat për të shmangur abuzimet në trajtimin e këtyre çështjeve. Nuk ka asnjë të dhënë të ketë një rritje të abortit. Roli ynë është të gjemë një balancë sa më të mirë. Jemi duke rregulluar një amulli. Siç iu referove ishte e çrregullt, çnjerëzore. Mos hajde ti tregosh këtu për narrativa politike. Ndasitë politike për shëndetin e grave e vajzave shqiptare nuk mund të ndahen për fushatë politike.’- tha ministrja.

Drafti synon të rregullojë të plotë zhvillimin e reja në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, duke përshirë edhe shtatzëninë surrogate dhe riprodhimin in vitro.

Ora 11:41
'Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo fjalën' deputeti i PD debat me Nikollës: Kush i ka njerëzit në burg, ju apo ne?!

 

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha në Kuvend se opozitës nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës. Ai tha se në burg janë njerëz të maxhorancës, dhe jo të opozitës.

“Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo të na prisni fjalën. E ke bërë modë kryetare. Po të jetë fjala për procedurë, duhet të respektohet. Po institucionet e tjera të Shqipërisë, qeverisë, a kanë një procedurë? Kush është procedura? Është parandalimi, i abuzimit, i vjedhjes, i korrupsionit. Më gjeni një rast kur është bërë një parandalim. Ma gjeni një rast të vetëm?! Sa për drejtësinë që flitet këtu, kush i ka në burg njerëzit, kunetërish, baxhanakët, apo të afërmit, juve apo ne?”, tha ai.

Nikolla: Ça fjalimi është ky?
Sula: Pse s’ju pëlqen juve? Meqë drejtësinë që ka ca burra të mirë andej, që kanë qenë dhe prokurorë, ju thoni se ne s’e duam drejtësinë, por në burg i keni ju, jo neve.

Ora 11:30
Debate për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë: Turp, jep dorëheqjen

 

Me debate po zhvillohet senaca plenare në Kuvend, ku ministri e Shëndetësisë Albana Koçiu reagoi për skandalin te Onkologjiku. Por opozita ndërhyri nga vendi dhe Bardhi i kërkoi dorëheqjen. Po ashtu deputetë e tjerë godisnin tavolinën për të mos lejuar ministren qw tw fliste.

Koçiu: Flasim çdo ditë për autonomi spitalore, flasim çdo ditë për të drejta dhe autonomi për mjekët. Prandaj ka institucione, hierarki, procedura administrativi. Ju jeni jurist e dini mirë procedurën.

Bardhi: Jep dorëheqjen.

Opozita: Turp.

Nikolla: Po ju paralajmëroj se do përjashtoheni

Ora 11:27
‘Onkologjiku’/ Bardhi përplaset me Ballukun: Je përfaqësuese e krimit të organizuar

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar ashpër me zv.kryeministren Belinda Balluku, të cilën e ka quajtur si përfaqësuesen e krimit të organizuar në qeveri.

Shkak për sherrit janë bërë deklaratat e Ballukut se falë PS u realizua reforma në drejtësi dhe ndaj po vepron ndaj të korruptuarve.

“Reforma në Drejtësi është bërë nga PS, keni qenë aty dhe se bëtë kurrë dhe nëse  sot drejtësia është duke vënë në vend të drejtën e qytetarëve është duke u bërë për shkak të asaj reforme dhe transparencës që ka krijuar PS dhe qeveria. Këto historitë me ministrat që duhet të largohen, ju mund ta kërkoni por ministri do vazhdojë se po e bën punën mirë”, tha Balluku.

Por gjatë debatit, Bardhi ka thënë se Balluku ka çuar paratë e shtetit tek kompanitë e krimit të organizuar, ndërkohë që e ka quajtur zv.kryeministren si të përfshirë në korrupsion.

“Ajo gjezdis botën me lekët e shqiptarëve, na tregon ajo drejtësinë neve. Një përfaqësuese e krimit të organizuar, na flet për drejtësinë. Ke ti fytyrë të përmendësh drejtësinë?! Ti (Belinda Ballukut) je përfaqësuese e krimit të organizuar në qeveri”, tha Bardhi.

Ora 11:13
Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

 

Është zyrtarizuar largimi i Enkelejd Alibeajt nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi në seancën plenare shkresën e dërguar nga Alibeaj, i cili njofton se nuk është më pjesë e grupit të PD.

Ky vendim i Alibeajt erdhi pasi vula e Partisë Demokratike me vendim të Gjykatës së Apelit i kaloi Sali Berishës. Vetë Alibeaj kishte njoftuar në një postim në rrjetet sociale se s’mund të jetë pjesë e atij grupi që drejtohet nga Berisha.

Ora 10:50
‘Ndërtuesi u ka vjedhur pronën publike banorëve’, Dogjani kërkon interpelancë me Ramën! Rrëzohet nga mazhoranca

 

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka kërkuar që të zhvillojë një interpelancë parlamentare me kryeministrin Edi Rama në lidhje me problemin e disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit. Me votat e mazhorancës kërkesa për interpelancë është rrëzuar. Dogjani tha se nëse nuk reagojnë institucionet publike, qytetarët janë të detyruar që të bëjnë vetëgjyqësi.

‘Në vitin 2006 është ndërtuar një pallat me ndërtues Ilirjan Çelën, ka bërë shtesa pa leje duke iu shmangur detyrimeve. Për këtë nuk është bërë legalizim, banorët kanë legalizuar vetë pas 20 vitesh pallatin. Para oborrit të pallatit në emër të një të moshuari Ramazan Gjoshi kishte legalizuar kopshtin publik në oborrin e pallatit në njëzinë nr 9. Ja ka kaluar djalit të tij Miljan Çela.

Jemi drejtuar kadastrës si banorë. I vetmi institucion që ka reaguar. Ka reaguar dhe ka konstatuar se vendimi është i kundërligjshëm. Ky ish-ndërtuesi thotë se edhe ajrin e legalizoj me para. Kam bërë një kopje për ambasadën e SHBA-së. Edhe ambasadorin e BE-së që ta vlerësojë si rast që qytetarët shqiptar të mos i zgjidhin gjërat me vetëgjyqësi. Edhe në SHBA është me kushtetutë se nëse nuk e zgjidh drejtësia, Amerika dhe shteti mund të marrin armët për ta rrëzuar qeverinë e tyre. Hajdeni para pallatit për të parë se çfarë pasojash kanë ndodhur. Deri tani nuk ka funksionuar asnjë institucion i shteti, marrin para dhe ikin, bashkia ia shtron me pllaka hajdutit që ka vjedhur pronën publike. Jam deputet dhe nuk e uli dot kokën dhe raste të tilla ka shumë në Tiranë.

Si ka mundësi më para kur fliste një deputet i opozitës vihet në lëvizje dhe qeveria dhe media. U bëj thirrje mediave hajdeni shiheni si futen nënat më fëmijë në pallat duke qene cirk. Duke mos dashur të zgjatem, kryeministër ndërhyni me autoritetin tuaj që të funksionojnë institucionet. Zbatimin e ligjit.   Shteti jonë bën vetëm shou.’- u shpreh Dogjani.

Ora 10:37
80 vite nga gjenocidi ndaj çamëve, kreu i PDIU, Idrizi: Greqia shkel mbi viktimat dhe bën hero kriminelët

 

Seanca e sotme plenare ka nisur me 1 minutë heshtje për gjenocidin grek ndaj çamëve në Çamëri. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij tha se Greqia shkel mbi viktimat dhe bën hero kriminelët.

‘Greqia mban ligjin e luftës me Shqipërinë. Greqia europiane mohon ekzistencën e çamëve’- u shpreh Idrizi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 27/06/2024 21:07

    Ndaj e mori vulèn e partisè, Saliu. Njè "opozitè" me nè krye atè vetè apo Nokèn dhe Bardhin, nènkupton RRUMPALLÈ pèr kètè kryeministèr me tè gjithè ministrat nè burg,nèn hetim apo tè arratisur. Onkologjiku? Jo mo jo. Gjithè Shqipèria èshtè si onkologjiku. A e dini pse? Sepse peshku qelbet nga koka,,,,vjedhja,,,,èshtè KRYEMINISTRORE. Njè kryeministèr qè e ka seriozisht luftèn ndaj krimit,,,,nuk ka parè Shqipèria akoma nè kèto 35 vjet.!!!

    Përgjigju
  • boli: 27/06/2024 17:17

    jep dooreheqjen,mojr....palaco...

    Përgjigju
  • Maks: 27/06/2024 16:48

    Keta bastardet e saliut mund te ken te drejt Por populli nuk i do Per menxyrat dhe pocaqillewet qe kan bere Eshte fat per edi ramen qe ka kete lloj opozite Dhe fatkeqesi per ne qe rama qendron akoma ne pushtet

    Përgjigju
  • Miti: 27/06/2024 12:14

    Po si nuk doli nje minister te mbaje pergjegjesi qofte edhe qytetare me doreheqje ne kte vend. Atij manjes u be burgu me 5 yje edhe prape ska pergjegjesi. Kesaj tjetres i eshte kthyer spitali ne korrupsion edhe prape s ndjejne asnje pergjegjesi. Neveri per kte lloj klase politikanesh qofshin majtas a djathtas.

    Përgjigju
  • cimi jot: 27/06/2024 12:03

    dorhiqu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës