Skandali i pagave/ Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës: Veprimet do jenë intensive, normalisht që autori do gjendet

TIRANË- Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj është shprehur se hetimet për të gjetur autorin që ka shpërndarë listën e pagave vijojnë, duke u shprehur e bindur se përgjegjësit do të gjenden. Në konferencën për mediat  lidhur me mashtrimet në Call Center, Imeraj nuk i shpëtoi pyetjes për një nga skandalet më të mëdha, duke theksuar se do të ketë një vendimmarrje.  

“Ne jemi këtu sot për të bërë me dije veprime tona hetimore përgjatë disa muajve. Falenderoj Policinë e Shtetit. Duke qenë se është sensitive për shkak të vëmendjes së shtuar. Prokuroria po kryen çdo veprim të nevojshëm hetimore. Veprimet do jenë intensive.

Grupi hetimor është i përkushtuar. Dhe normalisht do kemi autorë. Grupi hetimor që heton atë çështje po kryen veprimet e duhura. Do kemi një konferencë tjetër për zbulimin e autorëve. Do keni një përgjigje sepse përgjigja e prokurorëve nuk është me konferenca për shtyp, por me vendimmarrje”, tha Imeraj.

Nga ana tjetër,  Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj tha se është një grup i posaçëm hetimor që po merret me këtë çështje.

“Ne jemi përfshirë në grupin hetimor bashkë me prokurorinë e Tiranës dhe jemi duke kryer veprimet e nevojshme. Është një grup i posaçëm hetimor që po merret me këtë çështje”, tha Vocaj. 

Skandali mbi rrjedhjen e informacionit për pagat e mbi 694 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, cenoi të dhënat personale të qytetarëve duke i bërë ata për të rrezikuar nga hackerat dhe grupet kriminale. Ditën e sotme u publikua edhe lista e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 24/12/2021 16:47

    Ky eshte shteti i rrokopujes se degjeneruar i instaluar prej 31 vjetesh....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë