16 krimet e zbardhura pas dëshmisë së Artan Tafanit, Imeraj: Dëshmon vullnet të organeve për të hetuar! Masat për mbrojtjen e të penduarit, deri në ndërrim të indentitetit

“Kurrë mos harro” është megaoperacioni që zbardhi 16 ngjarje kriminale dhe çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh. Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares.

Ish-kryeprokurorja, Elisabeta Imeraj, tha se zbardhja e krimeve përmes të penduarve është një metodë e mirë. Nga ana tjetër ky operacion sipas Imerajt është një element që dëshmon vullnetin e mirë të organeve kompetente për të hetuar.

“Përmes të proceduarit që kanë pasur rolin e tyre, kjo është bërë një metodikë e mirë në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Nuk duhet të mbetet vetëm në dëshminë e të penduarit. Nuk mjafton vetëm dëshmia duhet të plotësohen disa elementë. Janë evidentuar dhe zbuluar disa autorë për kryerjen e disa veprave penale. Është një element i mirë që dëshmon vullnetin e mirë të organeve për të hetuar”.

“Ka hetime të muajve të fundit që janë zbardhur përmes të penduarit të drejtësisë. Kjo është gjë e mirë nga njëra anë sepse dëshmon vullnet që organet e hetimit të kalojnë përtej asaj dëshmisë e të shkojnë te prova por edhe për të punuar dhe me personin që është i gatshëm të ndihmojë edhe për shkak të disa lehtësirave.

Megjithatë ish-kryeprokurorja tha se nuk mund të merret si provë vetëm vetëdeklarimi i të penduarit, por duhet të mblidhen prova në bazë të dëshmisë.

“Nuk mund të merret si provë vetëm dëshmia. Duhet të jenë mbështetur në disa prova të tjera. Dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova. Kjo analizohet hap pas hapi duke pasur parasysh atë që i penduari tregon. Nuk besoj që prokuroria e Elbasanit të mos e ketë zbatuar një element të tillë.”

Sa i përket ngjarjeve të zbardhura pas dëshmisë së ushtarit të Leart Haxhiut ajo tha se duhet parë roli që ka pasur i penduari në këto ngjarje kriminale. Nëse ai ka qenë i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë e bën më të lehtë për organet ligjzbatuese që t’i zbardhë ngjarjet kriminale.

“Duhen parë dy elementë. Cfarë roli pa pasur i penduari në këto ngjarje. I përfshirë direkt apo përmes personave të tjerë. Në rastin e parë rrethanat e tregimit të ngjarjeve janë direkte dhe organi i akuzës e ka më të lehtë të gjejë prova. Në rastin e dytë është më e rrezikshme.  Informacioni direkt mund të sigurohet pasi e ka dëgjuar nga bashkëpunëtorë të tjerë. Nëse është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt e ka më të lehtë të zbardhë ngjarjen dhe e ndihmon më shumë prokurorinë ta zbardhë. Organet e hetimit shkojnë direkt të marrin provën. Institucioneve u takon që të ndjekin në vijimësi pjesën e kriminalitetit që të mos arrijmë te vrasja. Ajo që u prezantua nga policia dhe prokuroria dëshmon se ata janë të gatshëm për të punuar”.

Ajo foli dhe për sigurinë që i frohet një bashkëpunëtori të drejtësisë duke theksuar se ka raste që për ta mbrojtur transferohet jashtë shtetit dhe i ndërrohet identiteti.

“Siguria  e mbrojtjes për një të penduar shkon deri në shkallën e zhvendosjes së tyre jashtë republikës së Shqipërisë, apo dhe ndryshimi i emrit, identitetit... E vendos shteti shqiptar vendin se ku e çon të penduarin në bazë të marrëveshjeve të veta që ka me shtetet. Janë disa elementë së bashku që të krijojnë tërësinë e gjësë”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë