Skandali i përgjimeve nga SHBA, Macron dhe Merkel kërkojnë sqarime nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kërkuan shpjegime nga Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka të hënën pas raporteve që shërbimet e inteligjencës daneze kanë ndihmuar Uashingtonin të spiunonte politikanët evropianë.

"Kjo nuk është e pranueshme midis aleatëve, aq më pak midis aleatëve evropianë dhe partnerëve," tha Macron në këshillin Franko-Gjermanë. Merkel , deklaroi se ishte dakord me vërejtjet e homologut të saj francez.

Transmetuesi publik danez Danmarks Radio (DR) në një raport të bërë publik ditën e djeshme deklaron  se midis viteve 2012 dhe 2014 Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez ndihmoi Agjencinë e Kombëtare të Sigurisë të SHBA (NSA) për të vjedhur të dhëna përmes lidhjeve të internetit.

Hetimi i ri i kryer nga Radio e Danimarkës, me disa media evropiane pretendon se NSA arriti të lexojë mesazhet dhe bisedat telefonike të një numri politikanësh të tjerë kryesorë dhe sipas tyre një gjë e tillë është konfirmuar nga të paktën nëntë vende.

Ministrja e Mbrojtjes së Danimarkës Trine Bramsen, i tha DR se "përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm".

Ligjvënësi danez Karsten Hoenge tha të hënën se do të ketë një senacë pyetjesh dhe kërkesë llogarie për qeverinë.

"Qeveria duhet të shpjegojë se si Danimarka, ka arritur ta bëjë vetën një vegël për shërbim të inteligjencës amerikane dhe çfarë do të thotë kjo për bashkëpunimin me vendet fqinje," tha ai.

Franca tha më herët deklaroi se akuzat ishin "jashtëzakonisht serioze" nëse provohen.

"Është jashtëzakonisht serioze, ne duhet të shohim nëse partnerët tanë në BE, danezët, kanë kryer gabime në bashkëpunimin e tyre me shërbimet amerikane," tha Ministri i Evropës i Francës, Clement Beaune, për radion France Info.

Ai tha se faktet së pari duhet të "verifikohen" dhe pastaj duhet të nxirren konkluzione sa i përket bashkëpunimit.

Suedia ka komentuar gjithashtu mbi raportin ku Ministri i Mbrojtjes Peter Hulqvistsaying tha se ata do të dëshironin të merrnim informacion të plotë dhe të shikonim të gjitha kartat në tryezë për këtë çështje.

Raporti vjen në një kohë kritike për bashkëpunimin transatlantik, vetëm dy javë para se Presidenti i SHBA Joe Biden do të vizitojë Evropën për herë të parë që kur ai mori detyrën me rastin e një samiti të G7.

Transmetuesi publik danez Danmarks Radio (DR) në një raport të bërë publik ditën e djeshme deklaron se midis viteve 2012 dhe 2014 Shërbimi Informativ i Mbrojtjes Danez ndihmoi Agjencinë e Kombëtare të Sigurisë të SHBA (NSA) për të vjedhur të dhëna përmes lidhjeve të internetit.

Hetimi i ri i kryer nga Radio e Danimarkës, me disa media evropiane pretendon se NSA arriti të lexojë mesazhet dhe bisedat telefonike të një numri politikanësh të tjerë kryesorë dhe sipas tyre një gjë e tillë është konfirmuar nga të paktën nëntë vend. Sipas raportit, Merkel ishte midis zyrtarëve që përgjoheshin. Për të parën herë në 2013 Edward Snowden pretendoi se Uashingtoni kishte përgjuar telefonin e Merkelit në 2013, një pretendim që nuk u mohua plotësisht nga Shtëpia e Bardhë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje