Skandali i privatizimit të CEZ, edhe 3 muaj hetime, asnjë përgjigje për letërporosinë ndaj Hysek e Kalaj

Skandali i privatizimit të CEZ, edhe 3 muaj hetime, asnjë përgjigje për letërporosinë ndaj Hysek e Kalaj

Kompania çeke, CEZ

Pas vendimit të Gjykatës për të rihetuar skandalin e privatizimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) tek kompania çeke "CEZ", Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një afat të ri prej tre muaj kohë. 

Kërkesa është depozituar dhe miratuar në Gjykatën Penale të Tiranës për t'i dhënë kohë organit të akuzës të marrë përgjigjet e letërporosive dërguar jashtë vendit. Për këtë hetim, Prokuroria ka marrë në pyetje djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ish-ministrin e Energjetikës, Genc Ruli, ndërsa pritet deklarimi i Nuel Kalaj dhe ish-kreut të CEZ Albania, Josef Hysek.

Deri në këto momente prokuroria s'ka mundur të ketë asnjë kontakt me Hysek dhe Kalaj dhe ka dërguar letërpororsi në Çeki dhe Francë ku janë dhë vëndet në të cilat kanë adresat dy personat e kërkuar si deklarues në këtë hetim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)