Në fillim në komunikimit me mediat, në konferencën që po zhvillohet për shëndetësinë, Kryeministri Rama preku çështjen e arrestimit të 3 infermiereve dhe 1 sanitareje ditën e djeshme pasi bashkëpunimin me Tire Alldërvishin, për skandalin e korrupsionit në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Rama tha se është lajm shumë i mirë sepse është një mesazh shumë i qartë në radhë të parë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në drejtimin që e shohin të arsyeshëm.
"Është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha që për fat të mirë është një pakicë e vogël por një pakicë e mjaftueshme për të ndotur imazhin, pastërtinë e bluzave të bardha, për të ndotur rrugën e transformimit. Është një mesazh i qartë edhe për të ardhmen sepse unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës të sistemit. Do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët. Kjo është një ambicie e cila nuk mund të shihte rrugën e realizimit më parë, pa shtruar në fillim bazën e të gjithë infrastrukturës tonë spitalore. Sigurisht që mbetet ende më shumë për tu bërë nga çështë bërë por as nuk krahasohet me situatën ku ishte 7 vite më parë, një skandal dhe turp i pashembullt në mes të Evropës", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Arrestimi i bashkëpunëtoreve të Tires, lajm shumë i mirë! Do ketë shtrëngim të masave anti-COVID, nesër mblidhet Komiteti
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.7%
-
Pak
12.1%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1071
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani
22 Mars, 21:38
-
Ylli Pata: Dueli repist Rama-Basha, pse po e vijojnë të dy me kaq qejf?
22 Mars, 21:26
-
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)
22 Mars, 19:50
-
‘Ose ky është bufi i bufave, ose kreu i tavolinës ku vidhen shqiptarët!’ Basha ironizon Ramën dhe prezanton kandidatët në Durrës: Janë të pakorruptuar, SPAK po bën performancë
22 Mars, 19:32
-
VIDEO/ Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta
22 Mars, 17:28
-
Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi
22 Mars, 16:54
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua dhe PS, çelësi për të hapur derën e BE
22 Mars, 14:55
-
VIDEO/ Rama ironizon deklaratat e Berishës me pamjen e bufit: E ka gjetur belaja, Luli po i çorodit ushtarët
22 Mars, 14:00
-
Rama e ironizoi për videon nga Mar-a-lago, përgjigjet Shehaj: Isha me personalitete afër Trump (por nuk pati takim me Presidentin amerikan)
22 Mars, 11:50
-
Shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit
22 Mars, 10:52
-
Në Tiranë mblidhet Komiteti i Internacionales Socialiste! Rama: IA i Mira Muratit, model suksesi për negociatat! Personazhe të fuqishëm po japin llogari para ligjit (VIDEO)
22 Mars, 10:24
-
VIDEO/ Rama i përgjigjet Berishës për ‘disset’ me Bashën: Nuk e arrini dot rezultatin e Lulit! Më 30 mars shkon sërish në Athinë për të takuar shqiptarët
22 Mars, 10:09