Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar pas publikimit të disa videove të kompozitorit Adrian Hila, ku shfaqet në momente intime me disa artiste të njohura.

Emri i këngëtares u përmend në aludimet që qarkulluan në rrjet, por Gaçe i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime.

Në një reagim në Instagram, ajo thekson se bashkëpunimet e saj me autorë të industrisë së muzikës kanë qenë marrëdhënie profesionale dhe se nuk është pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet.

Gaçe shprehet se pretendimet cenojnë dinjitetin e saj dhe paralajmëron se do të ndjekë rrugë ligjore për çdo shpifje që prek emrin e saj.

"Përshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Perballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht. Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.

Dua të jem e qartë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë. Jam bijë, nënë dhe bashkeshorte. Dinjiteti i askujt nuk duhet të behet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t'a përdhosë.

Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve. Jam në krah të çdo vajze e gruaje që perballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë. Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë", shkruan Aurela Gaçe.

Foto Postimi i Aurela Gaçes