Deputeti i PD, Lefter Maliqi, ka shpërndarë sot në media disa lajme ku thoshte se halla e deputetes socialiste Ermonela Felaj, po ushtron presion ndaj qytetareve për të votuar në Kuçovë.

Por, ky rezulton të jetë një lajm i rremë dhe i ulet. Sepse, hallat e Felaj kane ndërruar jetë, por edhe kur kanë qenë gjallë, nuk kane jetuar asnjë dite në Kuçovë.

Këtë bën me dije vetë Felaj, e cila shkruan se: ‘Hallat e mia, ndjese paçin, nuk jane me asnjera ne kete jete sikunder asnjera s’ka jetuar kurre per asnje dite ne Kucove. Qente qe lehin per to le t’i gjejne ku jane. Gjithcka perfekt ne Kucove! Qentë le te lehin, Karvani ynë shkon përpara, Go ahead PS.

Mesa duket, opozita po bën ç’mos që të stisë ngjarje për të justifikuar faktin se zgjedhjet sot u zhvilluan dhe qytetarët votuan./Lexo.al