Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar akuzat kundrejt kryeministrit Edi Rama në lidhje me kompaninë “DH Albania” pas publikimit të lajmit për tenderin tjetër që kishte fituar nga OST (lexo këtu), i cili ashtu si ai i ‘Lotit 1” të Unazës së Re u pezullua (lexo këtu).
“30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunwell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA. Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë” shkruan Basha.
Prokuroria ka nisur hetimet për kompaninë mbi dyshimet se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është kompania mëmë e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA (lexo këtu).