Skandali me të dhënat e Facebook, Zuckerberg kërkon falje: Gabuam, do përmirësohemi

Skandali me të dhënat e Facebook, Zuckerberg kërkon falje: Gabuam, do përmirësohemi

Themeluesi i "Facebook", Mark Zuckerberg pranoi gabimet që lidhen me lejimin e një kompanie të përdorë të dhënat e përdoruesve për qëllime elektorale. Ai premtoi se rrjeti social do të ndryshojë për mirë pas zbulimit se "Cambridge Analytica" përdori të dhënat personale të 50 milionë përdoruesve në këtë rrjet social. 

Në një deklarate publikuar në llogarinë e tij në Facebook Zuckenberg shprehet se "Facebook ka bërë gabime dhe ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar shërbimin e tij". Mark Zuckenberg shprehet se ndihet përgjegjës për atë që po ndodh në Facebook duke premtuar se do t'i mundësojë përdoruesve të kontrollojnë më mirë përdorimin e të dhënave të tyre personale.

Facebook është nën shënjestër që kur kompania me qendër në Londër, "Cambridge Analytica" përdori të dhënat e 50 milionë përdoruesve për të përpunuar një program që mund të parashikojë dhe influencojë votën e zgjedhësve.

Sipas ish drejtorit të përpunimit të të dhënave në "Cambridge Analytica" të dhënat e marra nga Facebook janë përdorur në fushatën presidenciale të Donald Trump në vitin 2016. Në Angli parlamenti ka nisur një hetim ndër në Amerikë Zuckenberg do të thirret në një seancë dëgjimore në kongres. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë