Skandali merr fund, martohet Aurela Gaçe
Këngëtarja super energjike e skenës shqiptare Aurela Gaçe, mbrëmjen e djeshme është martuar ashtu siç e kishte parathënë muaj më parë. Një nuse tërësisht ndryshe, madje për këtë ajo bëri edhe flokët
Këngëtarja super energjike e skenës shqiptare Aurela Gaçe, mbrëmjen e djeshme është martuar ashtu siç e kishte parathënë muaj më parë. Një nuse tërësisht ndryshe, madje për këtë ajo bëri edhe flokët tullace, duke bërë shaka me to. “Dua të jem nusja e parë tullace në Shqipëri”, - u shpreh Aurela pas këtij ndryshimi në pamjen e saj. Dhe nga foto që kemi mundur të sigurojmë, teksa Aurela e entuziazmuar bëhej gati për këtë ditë të bukur, shohim se ia ka dalë të jetë nusja shqiptare me flokët më të shkurtër.
Ceremonia e dasmës ka qenë tërësisht diskrete për paparacët dhe mediat, duke dashur kështu të paktën një ditë në vit privatësi. 300 kanë qenë të ftuarit e Aurelës dhe Skerdit në këtë ditë të veçantë dhe mes tyre shumë kolegë e miq të afërt të çiftit. Artiola Toska, Eli Fara, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka, Alda Bida, Petri Bozo, Vëllezërit Korçarë, Aleksandër Gjoka, Elton Deda kanë qenë disa nga emrat e njohur të artistëve të ftuar në dasmën e këngëtares, një prej më të mirave të skenës sonë . Madje shumë prej tyre edhe kanë kënduar në këtë gëzim të çiftit, i cili është bekuar mbrëmjen e djeshme nga vogëlushja e tyre Grace, e cila tashmë është një vjeçe.
Madje edhe ftesa që Aurela ka dërguar për ditën e dasmës së saj mban “firmën” ku binte në sy mbishkrimi “ Skandal! Mami Aurela dhe babi Skerdi, nga punët e shumta kanë harruar të martohen”. Por, ashtu siç befason përherë edhe me këtë dasmë Aurela ka befasuar. Mos kujtoni se ajo do të jetë tani gruaja tradicionale e martuar, pasi as nuk i shkon nëpërmend një gjë e tillë. Madje kjo dasmë nuk do të pasojë celebrimin e zakonshëm që çiftet bëjnë kur martohen, duke i qëndruar kështu besnike “dashurisë së lirë pa një copë letër”. Fustani i Aurelës ndryshe nga ç’pritej e tregon atë shumë klas dhe këpucët e kësaj dite kanë qenë tërësisht të veçanta, pasi ishin të punuara me dorë.
Suprizat e kësaj mbrëmjeje ishin të shumta, shumë prej të cilave nuk i kemi marrë vesh, veç faktit që Aurela nuk mund të mos i këndonte vetes një këngë në këtë ditë kaq të bukur për të .
Shkrimi u publikua sot (21.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print) në suplementin Thash & Them
Redaksia Online
(a.ç/xh.k/shqiptarja.com)
4/4
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.6%
-
Edi Ramën
28.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv
7 Tetor, 20:13
-
Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin
7 Tetor, 20:12
-
Rrezikohet jeta e policit, militantët e PD i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32