Skandali në Kukës/ Reagon Prokuroria e Përgjithshme: Naser Gashi nuk duhet të ishte liruar

Skandali në Kukës/ Reagon Prokuroria e Përgjithshme: Naser Gashi nuk duhet të ishte liruar

TIRANE-Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas skandalit që publikoi sot gazeta Shqiptarja.com, ku i super kërkuari nga drejtësia Naser Gashi u lirua, ndërsa ai që denoncoi rastin u pezullua nga detyra (lexo këtu). Prokuroria deklaron se Gashi nuk duhet të ishte liruar, pasi ka qenë i dënuar nga Krimet e Rënda. Ndërkohë që përsa i përket faktit se arrestimi u bë për falsifikim pasaporte, organi i Akuzës thekson se pasaporta nuk ka rezultuar e falsifikuar.

“Naser Gashi u arrestua në flagrancë për falsifikim pasaporte. Prokurorja nxori urdhër për lirim të menjëhershëm për këtë vepër penale por kur është bërë ekzekutimi i këtij urdhri nga policia nuk është mbajtur parasysh fakti që ai ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Krimet e Renda. Dhe ata e kanë liruar por në fakt nuk duhej liruar për shkak të vendimit të Krimeve te Renda. Pasaporta ka dale jo e falsifikuar sipas aktit te ekspertimit ”.

Naser Gashi u arrestua më 17 tetor 2018 në pikën kufitare të Morinës, ndërsa u lirua menjëherë. Shqiptarja.com” zbuloi dosjen mbi ndalimin dhe lirimin në pikën kufitare të Morinës të superkërkuarit Naser Gashi. Prokurorja e liroi me nje pretekst formal, ndërsa zv/drejtori që denoncoi abuzimin u pezullua (lexo këtu dosjen e plotë). Naser Gashi rezulton se është dënuar nga Nertin Kosova më 21 shkurt 2013 me 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, vendim i lënë në fuqi edhe nga apeli i krimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat