SKANDALI/ Rektori i UBT tender gjysmë milion euro për një mur dhe një portë hekuri që nuk ekziston (DOKUMENTI)

SKANDALI/ Rektori i UBT tender gjysmë milion euro për një mur dhe një portë hekuri që nuk ekziston (DOKUMENTI)

Një hije e madhe skandali korruptiv fshihet në vendimmarrjet e rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu dhe drejtuesve të tjerë të këtij universiteti.

Sipas dokumentave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Skandali shkon edhe më tej tek procedurat e ndjekura nga rektori dhe stafi i tij për përzgjedhjen e fituesit në këtë tender të paracaktuar.

Po sipas këtyre dokumentave, në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani. Por UBT, në cilësinë e autoritetit kontraktor nuk ka shpallur fituese as ofertën e parë më të ulët, as 4 të tjerat pas saj, por ja ka dhënë tenderin kompanisë Shpresa sh.p.k, e cila për nga oferta ekonomike ishte renditur e gjashta.

Sipas APP, oferta më e ulët në tenderin për ndërtimin e murit rrethues të Universitetit të Kamzës është dhënë nga kompania Viante Konstruksion me vlerë 421 mijë dollarë. Pas kësaj kompanie janë renditur katër të tjera me oferta nga 450-500 mijë dollarë, por edhe këto janë skualifikuar ashtu si e para.

UBT ka shpallur fituese kompaninë Shpresa sh.p.k, e renditur në vendin e gjashtë e cila ka ofruar një cmim prej gjysme milion euro pa TVSH ose 640 mijë dollarë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ndërtimin e një muri gjysmë metri të lartë dhe një porte hyrëse.

Por skandali nuk ndalet me kaq. Edhe pse kanë kaluar kaq muaj, në realitet ky mur nuk ekziston. Pra, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpenzuar gjysme milion euro për të ndërtuar një mur rrethues, i cili në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij është vetëm 30 cm i lartë. Tenderi me firmën e rektorit, Bahri Musabelli është zhvilluar në qershor të vitit të kaluar dhe përveç kostos stratosferike është i mbushur me dyshime të forta.

Pra rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka paguar gjysme milion euro për një mur që nuk ekziston pothuajse fare dhe për një portë hyrëse prej hekuri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 10/04/2019 16:01

    patroje veten bahri, po te duhet sapun rrogozhine, o hajdut dhe manipulator i pashembullt!

    Përgjigju
  • Koli: 05/04/2019 21:36

    Futeni ne burg

    Përgjigju
  • Nona: 05/04/2019 20:55

    Ky paska vjedh fare pak. Skender Topja i Univ Elb aq i ka shpenzuar vetem per dieta e bileta per vehten e shpuren e tij

    Përgjigju
  • mira: 05/04/2019 19:40

    Dhe thoni Edi Rama ik, po para se te ikni ju, duhet te japesh logaritmica se ku jane leket dhe burgu ju pret, hajdut te pa ngopur, ilace ti besh ato lek, maskarenj, dhe studentet injorant, pse nuk I kerkonin llogari lektoreve, por dilnin rrugeve,,,,, Nuk duam negociata,, rrini tani,,,,

    Përgjigju
  • USA: 05/04/2019 19:35

    Shqiperia vendi i çudirave.Trump eshte President dhe biznesmen(( Miliarder)dhe per 150000$ u hap investigim nga shteti qe ai e kontrollon ky spurdhjaku 500000€ dhe asnje nuk çan koken.Biles dhe krenohet.Kush ju beson juve qe as deri ne nevojtore nuk shkoni pa mashtruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja