Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, kujtoi edhe vizitën që zhvilloi bashkë me një grup nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, zhvilluan në atë të BOKU-t në Vjenë. Nuk kurseu batutat me ish-rektorin e Universitetit të Vjenës, Hubert Hasenhauer, teksa tha se grupi i shqiptarëve "mund t'u kërkonte edhe azil politik".

"E kuptoj atë moment se Huberti ishte i tronditur dhe i zverdhur në portret duke parë kryeministrin e një vendi dhe rektorin që i mësynin në derë. Dhe siç tha vetë i pari kryeministër që troket në derë pas 100 e ca vitesh jetë të universitetit dhe për më tepër kryeministri i Shqipërisë me një grup shqiptarësh të njohur si emigrant që mund të kërkonin edhe azil politik në Universitetin e Vjenës. Kështu filloi bashkëpunimi që ka sjellë një situatë optimizmi që sot që është vetëm fillimi, ka rezultuar me 20% plus student në UBT por jo me mesatare të ulur për t’i sjellë por që kanë trokitur në dyert e universitetit se ka çelur perspektivë të re për vajzat dhe djemtë e sotëm dhe ka krijuar premisat për ta parë të nesërmen në këtë fushë që pavarësisht të gjitha zhvillimeve të jashtëzakonshme teknologjike,  të lakmuara, do të jetë gjithnjë e më shumë një fushë kaq jetike vlerësimi për njerëzit që do të punojnë, do të vijnë vetëm duke u rritur edhe në aspektin financiar.", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: UBT, perspektivë e re! 20% më shumë studentë pas bashkëpunimit me BOKU-n e Vjenës, ta kthejmë në një universitet rajonal