SARANDË – “Pranoi se do të bënte një video kundër Agron Canes, por s’e thotë përse”. Kështu është shprehur avokati Gjergji Imeraj për dëshmitë në seancën e të enjtes për administrimin e provave të reja lidhur me skandalin e Sarandës. Kjo seancë solli një tjetër ballafaqim të shtetases E.G., me Agron Canen, i cili u arrestua pas denoncimit të saj, se kishte kërkuar marrëdhënie seksuale me vetë këtë shtetase dhe vajzën e saj 14 vjeç në këmbim të ndërhyrjes për t’i siguruar një vend pune.
Gjyqtare e çështjes së skandalit seksual në Sarandë, është caktuar Nevrie Duka.
Para dy ditësh e njëjta Gjykatë vendosi masën e arrestit me burg ndaj Canes duke u bazuar vetëm te videoja e transmetuar në media.
Me akuzën e ngacmimit seksual dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të martë masën e sigurisë “arrest me burg” për 62-vjeçarin Agron Cane si person i dyshuar për konsumim të veprave penale.
Ka qenë gjykatësja Enkeleda Doda e cila ka vlerësuar të ligjshëm arrestin ndaj Canes duke pranuar dhe kërkesën e organit të akuzës për më tepër kohë deri në plotësimin e hetimeve për ngjarjen.
“A1 Report” ka mundur të zbardhë një pjesë nga deklarimet e Agron Cane para trupit gjykues, ku paçka i akuzuar për dy vepra penale ai ka mohuar që video e transmetuar të jetë e vërtetë duke pretenduar pafajësinë.
Menjëherë pas vendimit ka reaguar dhe avokati i tij mbrojtës Gjergji Imeraj duke e cilësuar arrestimin dhe ngjarjen me ndikim politik.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO