Skandali te Onkologjiku, debate të forta te ‘Shëndetësia’! PD: Shiten ilaçe të skaduara? QSUT: E pavërtetë! PS: Mos hidhni helm, po nxisni dhunë te mjekët

Mes debateve të forta në radhët e deputetëve të opozitës e mazhorancës u zhvillua seanca dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë me ministren Albana Koçiu dhe drejtuesit e QSUT-së pas skandalit në Spitalin Onkologjik, me një hetim tashmë në duart e SPAK.

Kryetarja demokrate e Komisionit, Zheni Gjergji, mbështetur nga kolegia Albana Vokshi, adresuan një sërë pyetjet bazuar në denoncime që qytetarët i kishin adresuar.

‘Jodi radioaktiv për teroiden, qëkur është? pse nuk janë bërë tenderët? ‘- pyeti Albana Vokshi, deputete e PD-së.

“Është dhënë mjekim alternativ, nuk ka mbetur pa mjekim asnjë pacient. Tani është bërë tenderi për herë të parë nga QSUT dhe është shpallur kompania fituese.’- tha Alma Cani, Drejtorshë e QSUT.

Jodi radioaktiv që opozita insistoi të marrë përgjigje është i nevojshëm për shintigrafinë për të sëmurët me tiroide, e cila nuk funksionon prej muajit janar 2024.

‘Është në punë, por nga incidenti i zjarrit s’është vendosur në punë.’- u shpreh Cani, drejtoreshë e QSUT.

Opozita ngriti shqetësimin e mjekut të larguar nga Onkologjiku pas frikës nga rrezatimi i kobaltit, por përgjigjen e mori nga zv.ministri i shëndetësisë.

‘Bunkeri i vjetër s’ishte i përshtatshëm për kobalt 60. U kërkua që për këtë të shkonte pajisja në ambient tjetër, në një bunker të ri ekzistues që e ka pasur qsut dhe trajtonte tumoret me kobalt.  I plotëson kriteret bunkeri actual se ishte për kobalt me rrezatim të jashtëm’- tha Niko Hyka, zv.Ministër i Shëndetësisë.

Denoncim të rëndë bëri Albana Vokshi kur tha se ilaçeve që përdoren për shërbimet në QSUT u ndërrohet skandenca dhe i jepen pacientëve. Drejtoresha e Farmacisë në QSUT, mohoi në mënyrë kategorike.

Albana Vokshi: A ka sasi të skanduar të Feiba në QSUT? Keni ndërhyrë në sistem për të hequr datat e skadencës?

Ilirjan Pendavini deputet PS: Helmi  i hedhur ndikon negativisht te pacientët e do shohim raste kur mjekët do dhunohen!

Klodiana Spahiu, deputete PS: A ka mundësi që këtë debat të mos e bëni për vota...

Mirela Rexhepi, drejtoresha e Farmacisë QSUT: S’ka shans të ndërrohet data e skadencës, ilaçi është në spital hajde verifikojeni!

Shpjegimet teknike mbi atë se çfarë ndodh, ministrja jua la njerëzve të fushës, e vetë u fokusua tek plani kombëtar për të përmirësuar situatën në shëndetësi

Albana Koçiu: Mos të bëjmë politikë, do na dalin drurë të shtrembër dhe rrugës. shëndetësia do të vijojë të eci përpara. nuk janë deklarata, unë e besoj, përditë këtë punë bëj.

Pas rreth 3 orëve debate, palët politike ndan një mendim të përbashkët, nevojën për të përmirësuar spitalin Onkologjik në shërbim të të sëmurëve me tumor.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 17/07/2024 19:15

    keta ministrat dhe edi ramen,,duhet ti rrihni me thupra thane...

    Përgjigju
  • Doktori: 17/07/2024 18:39

    Flitet per debate te forta. Aspak, qe nje kakofoni e turpshme, me klithma histerike me ne krye Albana Vokshin, apo kryetarja jepte fjalen dhe pa lene tjetrin te fliste nderhynte kot me kot. Asnje respekt per njeri tjetrin. Nje shembull i keq per publikun shqiptar, ku tregohet qarte niveli mjeran i edukates dhe kultures se ketyre "perfaqsuesve te popullit".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Video 3D e atentatit ndaj Donald Trump, ja si ish-presidenti shpëtoi nga plumbi për disa milimetra

Video 3D e atentatit ndaj Donald Trump, ja si ish-presidenti shpëtoi nga plumbi për disa milimetra