'Onkologjiku', Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave është krim kundër njerëzimit! Gjyqtarët mos ta hanë turpin me ryshfet

Krim kundër njerëzimit e ka quajtur kryeministri Edi Rama skandalin te Onkologjiku, Rama tha se duhet të marrin ndëshkimin e duhur, ndërsa për gjyqtarët pati një mesazh që të mos hanë turpin me ryshfet, sikur ka ndodhur më parë, teksa tha se kanë liruar edhe vrasës me pagesë.

Të kesh marrë diplomën dhe licencën dhe ta përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet është krim jo kundër tyre, por kundër të gjithë njerëzimit. S’mund të thuhet që sistemin shëndetësor është çliruar nga kthetrat e korrupsionit, rrjeta e merimangave në QSUT ishte edhe më keq, krim kundër të gjithë njerëzimit, krim kundër njerëzores. Të kërkosh heronj sot si Besim Elezi, kur mjekët shkonin në luftë me shpata ndërkohë që bota kishte shpikur raketa nuk është mision i pamundur, të mos ishin heronjtë e kohës kur Shqipëria u përball me pandeminë, disa prej të cilëve ishin kolegët tuaj në këtë qendër spitalore dhe vdiqën në krye të detyrës, numri i shqiptarëve që ndërruan jetë do kishte qenë ku e ku më i madh.

Nëse u kujtohet edhe në atë kohë paniku për mbarë botën, mjaftoi ekspozimi i një Tixheje, infermierja që kërkonte lekë të afërmve të pacientëve të ngujuar në sanatorium, për të prekur nervin më delikat të mbarë shoqërisë dhe për të ndezur një shenjë revolte. Një Tixhe rrëzoi përtokë gjithë sakrificat deri edhe sublime të dhënies së jetës në krye të detyrës të atyre që ndërkohë nuk shkonim më as në shtëpi, duke qenë nëna të veshura me bluzën e mjekës apo infermieres por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale për t’i bërë hyzmet pacientëve që ishin në shtratin mes vdekjes dhe jetës. S’ka si të jetë ndryshe dhe s’ka pastaj si të shpëtojnë as autoritetet shtetërore nga shigjetat e mllefit, që është krejt legjitimi, të prekur aty ku s’mban dot njeriu nga abuzimi kriminal i disa bluzave të bardha të onkologjikut.

Historia e kobaltit, krim më vete. Të mbështetur si përditë edhe nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike. Çka më takon mua dhe të gjithë atyre që janë  këtu një pjesë e madhe sipas shkallës së përgjegjësisë dhe që kanë rol institucional për të luajtur për mbarëvajtjen e punës së sistemit shëndetësor, është adresimi sistemik i problematikave. U bëj thirrje gjykatësve që të mos lejojnë që relativizmi dhe banalizimi i kësaj histori banale..., siç ka ndodhur kur gjykatës të korruptuar e kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë vrasës. Ne duhet dhe do vazhdojmë punën tonë, jo vetëm me masat.


Lajmi kryesor:

Skandali i ‘Onkologjikut’ nxit ndryshimet në ligj! Asnjë drejtues i spitaleve publike, punë te privati! Mjekët do marrin leje! Shkelje nëse kurojnë pacientët në shtet dhe privat (MASAT)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar