'Skandali trondit Ballkanin', Kupa Shqipëri-Kosovë tërbon serbët

Krijimi i një Kupe të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është pritur aspak mirë në Serbi. Një ditë pas lajmit se dy shtet shqiptare synojnë një kompeticion ku do të marrin pjesë skuadrat nga dy anët e kufirit mediat në Serbi kanë nxituar ta quajnë skandal.

Një nga gazetat më të madhaja të këtij shteti, ‘Kurir’, në titullin e saj shkruan: “Skandali trondit Ballkanin. Shqiptarët organizojnë një kompeticion kupe me skuadra nga Kosova dhe synojnë një vend për në Kupat e Europës!”

Sipas ‘Kurir’ plani është që të krijohet një kompeticion i ri në Ballkan me emrin ‘Nënë Tereza’ ku pjesë e saj të jenë klube nga Shqipëria dhe klube të shtëquajtura të Kosovës. Për më të tepër, gjithmonë duke iu referuar ‘Kurir’, e papranueshmë është që ky projekt ka shkuar për miratim në UEFA.

Gazeta serbe më tej citon disa deklarata të presidentit të federatës së futbollit të Kosovës Agim Ademi i cili ka deklaruar se ky projekt do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku antar është edhe presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja