Skandali tronditi vendin, por nuk përmirësoi Onkologjikun! Qytetarët: Mungojnë ilaçe, disa nuk gjenden as në farmaci! Doza të përgjysmuara, ku të përplasemi?

“Kam sjell gruan këtu për seancën e 3 të kimios, më thonë mungon ilaçi”.

Ky është denoncimi i bashkëshortit të Halime Sinanit nga Durrësi, sapo ka dalë nga dyert e spitalit të Onkologjikut me ‘shpresën e vdekur’ se nuk mund të gjej ilaçin (Irinotecan) për bashkëshorten e tij 63 vjeçe. Është në mungesë dhe sigurohet vetëm nëpërmjet spitalit. Irinotecani në kombinim me preparate të tjera, është i rëndësishëm për të luftuar kancerin, kryesisht atë të zorrës. 

“Më dha recetën doktoresha, brodha nëpër farmaci nuk kishte. Është e kotë më tha mua, se nuk ka. Se ca bën ky shtet, ministria. Di gjë unë ça ilaçi është ky, farmacitë më thanë nuk e kemi fare këtë. Duhet ta siguroj spitali në kombinim me ilaçe zë tjera”

Halimia prej tre vitesh vuan nga problemet me zorrën e trashë, për të cilën ishte nënshtruar edhe një operacioni, ndërsa së fundmi sëmundja ka avancuar duke i prekur edhe mushkërinë. Në këtë rast, veç dhimbjeve,  kostot financiare janë shtuar ende më shumë për këtë familje.

“Më tha mjek si kanë bërë të plota analizat në Durrës i bëra tjerat këtu te privati. 10 mijë lek, këto s’më duken gjë fare tani mua, se kam bërë petscanin 1400 në privat. Lëre mo zë tjera 100 mijë lek skaner, të gjitha në privat”

Të tjerë pacientë problemin e shohin edhe në shërbimet e tjera në QSUT, në vonesat e përgjigjeve pas ekzaminimeve, duke agravuar edhe më tej sëmundja.

“Urologjia nuk më solli përgjigjen e biopsisë së mamit, në kohën e duhur. Ja lanë tani që u përhap kaq shumë. Mirë ajo pleqëri nuk shkoi, po këto pse nuk japin përgjigje te pacientët”, shpreh një qytetarë për nënë e tij..

Denoncimet të shumta vazhdojnë për marrje shërbimi në privat, apo mungesa e ilaçeve, deri në përgjysmim të dozave të tyre. Djali i një të sëmure, tregon për dy raste në spital

“S’ka qenë aparatura në funksion në Berat, më kanë thënë shko te privati e kam paguar 250 mijë lek për skaner. Mami im i mori ilaçet, por pash nja dy zonja që prisnin në radhë këtu me i marr para pak ditësh. U thanë mungon”, thotë djali,  nëna e të cilit është një nga pacientët e Onkologjikut.

“Kemi pas tek tuk naj mungesë ilaçesh, dhe i kemi zëvendësuar me tjera. Ma ka ulur dozën për shkak të mungesës, ma ka zëvendësuar radhën tjetër prapë”, shprehet një pacient.

Por qytetarët ndjehem pak më mirë, që kur në mediat nisën denoncimet, dhe prokuroria procedoi penalisht dhe akuzoi 7 mjekë, infermierë, farmacist, e koordinator, të përfshirë ne skemën abuzive me pacientët me kancer të onkologjiku. Krahasuar më parë, atyre tashmë iu duket se diçka po ndryshon

“Tani më duket mirë, shyqyr që ndodhi kjo që ndodhi”, thotë një qytetar.

“Tani që keni ardhur ju s’kemi pritur shumë në radhë, ka nja një javë. Më herët duhet të jepje diçka”, shprehet një qytetar tjetër.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/07/2024 01:48

    Nuk do te ishte keq sikur te rivihej ne pune /Profarma/.Kush e mban mend,besoj se e kujtojne qe prodhonte mjaft ilace dhe me cilesi te mire.Mund te ishte nje alternative e mire,sidomos per prodhimin e mjaft ilaceve, mungesa e te cilave ne treg mund te lehtesohej me prodhimin ne vend.Po kush t'i prodhoje,shteti qe prodhon vetem rruge,apo privati qe prodhon vetem hotele,bujtina,pallate e ndonje manifakture,sa per te thyer monotonine?! Per ind.e armeve u desh te vinte Zelenski qe t'i zgjonte keta nga gjumi,po per ind.farmaceutike kush duhet te vije?!

    Përgjigju
  • emigranti: 11/07/2024 17:57

    ku te perplaseni? shkoni te kryeministria dhe flisni me Edi Ramen.

    Përgjigju
    • Or tej: 11/07/2024 20:11

      Edin e ke duke pikturu ose duke numeru turistat or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit