Vijon të thellohet skandali i manipulimit të të dhënave për ndotjen mjedisore në gjigantin e automjeteve Volkswagen ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kërkuar kompanisë të bëjë transparencë dhe të sqarojë çështjen. Gjithçka nisi pas vendimit të “Volkswagen” për të tërhequr nga tregu amerikan 500 mijë automjete, brenda të cilave ishte instaluar një pajisje që fshihte të dhënat e vërteta mbi ndotjen e mjedisit.
Pajisja ndihmonte në kalimin e testeve të ndotjes duke treguar të dhëna që ishin brenda kuadrit ligjor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se ndotja reale mund të arrinte edhe 40 herë më shumë se norma e parashikuar. Skandali ka fundosur bursat europiane ndërsa aksionet e VW ranë sot me gati 20 % në bursën e Frankfurtit. Drejtuesit e kompanisë kanë shpjeguar se automjetet që kanë këtë mekanizëm i cili modifikon emetimin e gazit janë 11 milionë gjithsej në të mbarë botën. Por hetimi i nisur nga EPA, agjencia amerikane për mbrojtjen mjedisore mund të sjellë një gjobë marramendëse prej 18 miliardë dollar dhe mbase edhe ndjekje penale. Nga ana tjetër sa vijnë dhe shtohen thirrjet për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.
Apeli më i fundit vjen nga vetë kancelarja Merkel e cila tha shpreson që VW të bëjë transparencë. Pikërisht sot ministri gjerman i transporteve Alexander Dobrindt njoftoi ngritjen e një komisioni që do të hetojë lidhur me këtë çështje. Ndërkaq në një video-mesazh, administrator i Volkswagen, Martin Winterkorn ka kërkuar falje për sjelljen e keqe të kompanisë duke thënë se VW do të bëjë gjithçka për të rifituar besimin e klientëve.
Sipas tij do të ishte e gabuar nëse gabimi fatal i bërë nga një grup njerëzish do komprometonte punën e ndershme të mbi 600 mijë njerëzve. Volkswagen ka përcaktuar një shumë prej 6,5 miliard euro për të përballuar kostot e këtij skandali. Por analistët gjermanë druhen se çështja do të dëmtojnë rëndë imazhin jo vetëm të kompanisë por të gjithë industrisë automobilistike gjermane.
Aq më tepër që edhe Franca ka kërkuar të nisin hetimet ndaj kompanisë për të zbuluar nëse e njëjta praktikë është ndjekur edhe në vendet e BE-së. Ishte ministri francez i financave Michel Sapin i cili ka kërkuar një hetim të tillë, duke thënë se investigimi duhet kryer në nivel europian. Edhe ministria italiane e transporteve tha se do të nisë një hetim nga ana e saj, për të kuptuar nëse automjete të tilla janë shitur në Itali. Megjithatë një zëdhënës i Komisionit Europian tha se është ende herët për të folur për masa mbikëqyrje në Europë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO