Skandali/ Lokali pa leje i Mihal Kokëdhimës, ngritur mbi themelet e kishës 800-vjeçare në Porto Palermo

SARANDË-Gjatë shembjes së lokalit “Panorma”, si ndërtin  pa leje, të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, janë gjetur pranë themeleve të tij fragmentet e një monumenti me rëndësi  historike.

Bëhet fjalë për rrënojat e një kishe, për të cilën arkeologët hedhin hipoteza se daton 800 vjet më parë.  Në vitin 2017, arkeologët të shqetësuar nga fakti se pranë monumentit ishte ngritur një lokal, kanë bërë disa fotografi. Vihet re se pranë mureve të Kishës, i zoti i lokalit kishte preferuar të vendoste koshin e plehrave, duke injoruar fragmentet e mureve të vjetra.

Nuk dihet nëse janë përdorur gurët e saj për ndërtim,  por drejtoria monumenteve në Vlorë, ka shkuar bashkë me përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë për të certifikuar rrënojat e kishës. Gjatë shembjes nga IKMT-ja të ndërtesës së ngritur nga Mihal Kokëdhima, u gjet edhe një amforë, por nga drejtoria e Institutit të Monumenteve në Tiranë deklaruan se bëhej fjalë për një imitacion. Ndërkohë drejtori i drejtorisë rajonale të monumenteve në Vlorë, Orgest Feimi,  pohon se “një grup pune nga drejtoria kanë shkuar në rrënojat e lokalit të Mihal Kokëdhimës së bashku me përgjegjësit e sektorit të artit dhe të monumenteve, pasi janë njoftuar se kanë parë disa mure të vjetra, ku pretendohet se është një kishë e vjetër, e të tjera shenja”. Specialistë kanë vajtur dhe e kanë parë një fragment muri. Kanë bërë matje dhe dosja do të paraqitet pranë këshillimit shkencor të restaurimit. Sipas drejtorit të Trashëgimisë Rajonale, Orgest Feimit, “më pas do të arrihet në konkluzionin se kur datojnë saktësisht fragmentet e gjetura të kishës dhe a përbën vlerë historike, dhe pas kësaj, nëse duhet kaluar monumenti në mbrojtje në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Vlorë.”, u shpreh Feimi.  

Sipas vlerësimeve paraprakake të specialistëve, bëhet fjalë për një kishë katërkëndore. Për banorët e zonës, kjo kishë edhe e shembur ka pasur një rëndësi të veçantë, sepse konsiderohej si vend i mirë, i bekuar. Braktisja e saj në shekuj mendohet të ketë ndodhur për shkak të ngritjes përballë saj të kishës së Kalasë së Palermos që ndërtoi ALi Pashë Tepelena. “Por vendi duke qenë një gji, ku zbarkonin peshkatarët është konsideruar si një vend i shenjtë. Aty ku peshkatarët luteshin për mbrojtje ndaj fatkeqësive në det.”, është shprehur Orgest Feimi, duke shtuar se ende nuk është saktësuar datimi, por mendimi paraprak i specialistëve është se daton në shekullin e 12-të ose të 13-të të erës sonë. 

Ky restorant funksiononte pa leje prej shumë vitesh, teksa pronari i saj, Mihal Kokëdhima ishte dënuar më herët për ndërtim pa leje dhe vjedhje të energjisë, por nuk ka bërë asnjë ditë burg. Teksa qytetarët e thjeshtë janë dënuar me burg për shkak se nuk kanë paguar energjinë elektrike, Mihal Kokëdhimës "nuk i ka hyrë" gjemb në këmbë. Ai ka shfrytëzuar njohjet si një pronar biznesi, por edhe fuqinë e mbiemrit duke qenë se është kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima, duke vijuar i pashqetësuar drejtimin e biznesit.

Ishte ngjarja e shëmtuar me turistët spanjollë, ku Kokëdhima u hodh mbi xhamin e furgonin, një skenë që ia kalon filmave hollivudian, për dy levrekqë e zbuloi këtë fakt. Disa ditë pas ngjarjes, ky restorant u shemb i gjithi, duke mbetur thjesht pjesë e së shkuarës.

 

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 24/08/2019 20:55

    Injoranca po shkatrron gjithca ne shqipnin.

    Përgjigju
  • Lake: 24/08/2019 15:06

    Eh Mihal Mihal.çi bere vehtes!

    Përgjigju
  • Pastori: 24/08/2019 12:12

    Faji eshte i Kocos qe ka nderhyre per te mos ia prishur.

    Përgjigju
  • Mala: 24/08/2019 08:46

    Kompetentet duhet shikuar detajisht,A vertet ky objekt afaist, ishte vertet paleje!dhe nese eshte ashtu, a eshte vertet I ndetrur mbi themelet nje nje objekti fetar-shpirteror I vlerave historike kombetare?nese vertet eshte keshtu! Atehere proarin duhet ndeshkuar ashper per rrenime vlerash historke-fetare kombetare, me shume se per penalizim te ngjarjeve,ndertim paleje dhe veprim penal ndaj turisteve spanjole.

    Përgjigju
  • mahmuti: 23/08/2019 22:24

    Me siguri do kete qene kishe katolike kisha e shen tom-preng-gjin-mahmutit

    Përgjigju
  • Vlonjati99ave: 23/08/2019 21:51

    Prisni më të fortën tani... reagimin e palës Greke në mbrojtje të Kokëdhimës: “ Shteti Shqiptar dhunon përsëri një minoritar Grek dhe pronën e tij”. A ju shoftë Zoti soj e sorrollop mu në Kokëdhimë e mu në dreq. Në dorë të këtyre palaçove ka ngelur Shqipëria tamam si Hani i Stavros!

    Përgjigju
    • Prifti i Vlores: 24/08/2019 09:01

      Palaço injorant hashikli dembel qenke more qelbesire

  • Berat: 23/08/2019 20:32

    Tani u kujtuat ju per muret e lashta deri dje ku ishit ju pse nuk ja prishnit restorantin.shtet VK

    Përgjigju
  • Ardi: 23/08/2019 18:37

    Kalbeni në burg dhe për prishje te monumenteve të kulturës.

    Përgjigju
    • Iliro-Pellazgus i Shen palave: 24/08/2019 08:35

      Po' Kishen Kush ta ndertoj more Pellazge,se Ishim Pagan

  • Ali Bab Dud Teqé Karbonare: 23/08/2019 18:04

    Teqé ka qënë e di gjith labëria

    Përgjigju
    • Hysen: 24/08/2019 12:29

      Nese vertetohet se i perket shek 12-13, ka qene kishe per faktin se bektashizmi si tarikat eshte krijuar pikerisht ne kete periudhe. Pastaj ne ate kohe trojet shqiptare dhe ato greke benin pjese ne Perandorine Byzantine. Pastaj filluan konvertimet pasi erdhi Turqia.

    • Ali Bab Dud Teqé Karbonare: 24/08/2019 09:17

      Per hap sytë e mëso koqja e teqese: Ti ore lólo kokerrjepur duhet te dish që tê gjith Jorgot , Kóqot, Mjallaqet dhe gjith grekeria e Greqis, quheshin Alinj, Mahmuter, Kudretë. Pastaj u bënë Kóqo!

    • Jorgji Karbunara: 24/08/2019 07:41

      Dakord por me perpara ka qene e krishtere.

    • Olio: 23/08/2019 18:47

      Pse thone Kisha keta Kur Ka Qene Teqe?

    • Hap sytë e mëso koqja e teqes: 23/08/2019 18:36

      Ka qënë kishë o Shqipëtar, pastaj Turqia bleu ata njerëz që ndëruan fenë me nga një thes grur, dhe e bën Teqe.

  • vera: 23/08/2019 18:02

    PALACO,,,PRISH KISHEN PER TE BERE LOKAL,,,TE MALLKOFTE ZOTI ME SOJ E SOROLLOP,,,QEN I POSHTER,,KISHA TE RI-KONSTRUKTOHET DHE TE JETE NE FUNKSION PER BANORET DHE TURISTET,,ZOTI QENKA I MADH I MERR MENDJEN NJERIUT TE POSHTER DHE E DENON PLEHREN,,,TANI BESOJ SE KA ZOT,,,,,/

    Përgjigju
  • Profetët Lazaratas: 23/08/2019 17:51

    Bravo shqiptarit Janullë që ka nderhyre per te ringritur kishen por dhe demshperblim për vlonjatin shpirtmadh Kokdhimë që ka bërë shumë për Vloren. Keshtu qe te dyja palët haka e tyre do shkoje te i zoti. Edhe kisha do behet edhe kokedhima do shperblehet, bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin