TIRANE – Franca ka eksportuar 588 ton mbetje të rrezikshme në Shqipëri gjatë vitit 2004. Lajmi është bërë i ditur nga Balkan Insight që citon të dhënat e Sekretariatit të Konventës së Bazelit. Autoritetet e Tiranës nuk e kanë rregjistruar asnjëherë këtë import me Sekretariatin dhe as nuk rezulton që ky import të ketë marrë autorizimin e Qeverisë shqiptare, siç e kërkon ligji, shtoi i njëjti burim.
Konventa e Bazelit mbi kontrollin ndërkufitar të lëvizjes së mbetjeve të rrezikshme dhe depozitimin e tyre është një traktat ndërkombëtar i cili është firmosur edhe nga Shqipëria në vitin 1999. Neni 13, paragrafi 3, i detyron vendet anëtare që çdo vit të dorëzojnë një raport mbi lëvizjet ndërkufitare të materialeve të rrezikshme në të cilat janë përfshirë. Raporti duhet të përmbajë sasinë e importuar apo eksportuar, kategorinë, karakteristikat, destinacionin dhe mënyrën e depozitimit.
Ministria shqiptare e Mjedisit nuk ishte në gjendje të thonte nëse rezultonte ndonjë rregjistrim i këtij importi, cili mund të ketë qenë shkaku dhe nëse mund të kishte ndonjë pasojë për ambjentin, bëri të ditur i njëjti burim.
Por jo të gjitha vendet përdorin të njëjtin katalog klasifikimi të rrezikshmërisë së mbetjeve dhe për të identifikuar këto dallime Sekretariati i Konventës së Bazelit krijoi një tabelë enkas për to. Kjo tabelë tregon se ndërsa Franca raporton për eksportimin e 588 ton mbetje të rrezikshme drejt Shqipërisë në vitin 2004, Tirana nuk ka rregjistruar asnjëherë hyrjen e tyre në vend.
E RREZIKSHME PËR FRANCËN
Mbetjet franceze të ardhura në vend shoqërohen me etiketën Y-17 e cila u përket “mbetjeve që krijohen si rezultat i përpunimit të metalit dhe plastikës”. Pjesa më e madhe e këtyre lloj mbetjesh industriale kërkojnë trajtime speciale para se të depozitohen nën tokë.
Agjencia Europiane për Ambjentin në nëntor të vitit 2010 ka nënvizuar se Shqipëria “nuk ka një sistem të sigurt menaxhimi” për lëndët e rrezikshme. “Mbetjet e rrezikshme të prodhuara nga sektori industrial depozitohen së bashku me ato urbane”, shkruante raporti.
Ligji shqiptar në fuqi në periudhën e importimit nga Franca detyron që për të gjitha llojet e mbetjeve, të rrezikshme apo jo, që vijnë nga jashtë të merret më parë një leje e veçantë nga Këshilli i Ministrave si dhe nga Ministria e Mjedisit. Por asnjë dokument i tillë nuk rezulton, thekson Balkan Insight.
BE: DO TË HETOJMË
Monica Western, zëdhënëse e komisionerit të BE për Ambjentin, Janez Potocnik, tha se Komisioni do të hetojë së bashkë me autoritetet franceze në lidhje me ngjarjen.
Western tha se normat e Bashkimit Europian ndalojnë rreptësisht eksportimin e këtyre materialeve nga vëndet e BE drejt atyre të jashtme.
“Vendet anëtare janë të detyruara që të marrin të gjitha masat” për ndjekjen e normave, tha zëdhënësja, “si dhe të kryejnë kontrolle e të sigurojnë që në raste shkeljesh pala abuzuese të vihet përpara përgjegjësisë”.
Zv/ministri shqiptar i Mjedisit, Taulant Bino, ka thënë për Balkan Insight se këto lloj mbetjesh nuk janë domosdoshmërisht të rrezikshme por pranoi se importimi i tyre ishte i paligjshëm.
LIGJI PËR MBETJET
Pak muaj më parë Parlamenti shqiptar ka aprovuar një ligj që lejon importimin në vend të disa lloj mbetjesh gjë që u pasua me debate të shumta nga shoqëria civile. Frika është se në këtë mënyrë Shqipëria do të kthehet në një kosh plehrash për vendet e tjera të Europës.
Për këtë arsye, pak pas miratimit të të ashtuquajturit ligji i plehrave, nisi edhe mbledhja e firmave të nevojshme për zhvillimin e një referendumi abrogues me qëllim rrëzimin e ligjit.
Sot, Ardian Klosi i AKIP (Aleanca Kundër Importit të Plehrave) deklaroi se 60 mijë firmat e nevojshme tashmë janë mbledhur dhe se nesër ato do të dorëzohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com