LONDËR - Luksi për të pasur produktet e “Lumma Design” nuk janë për gjithkënd. Por një e tillë ka rënë më tepër në sy edhe për vetë mediat britanike pasi i përket një shqiptari.
Kështu shkruan faqja Auto Evolution, duke theksuar se pavarësisht këtij fakti, një BMW e dizenjuar prej tyre është në pronësi të një shtetasi shqiptar, duke publikuar edhe foto të automjetit të parkuar në rrugët e Londrës.

Bëhet fjalë për një BMW Seria 6 e personalizuar në F13 CLR 6 M, çmimi i së cilës i kalon shifrat marramendëse për një makinë prej mbi 100 mijë euro.

Faqja online e Auto Evolution është treguar edhe paragjykuese për vendin tonë duke u shprehur për lexuesit e saj se “Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për këtë vend të vogël. Përveçse gjërave të këqija që ka sigurisht”.
Gjithashtu ajo tregon se edhe “TOP GEAR” që ka realizuar një emision në Shqipëri ka përdorur një situatë kriminale.

Në përfundim të artikullit, faqja bën edhe një sugjerim për pronarin shqiptar të këtij automjeti, duke i thënë të rishikojë rrotat që i janë dizenjuar nga ana e “Lumma Design”
A1 Report ka mundur të sigurojë edhe një foto ku e njëjta makinë ka qenë e parkuar edhe në Shqipëri pranë Doganës së re në Tiranë më 25 tetor të vitit të kaluar.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com