Skaner kompanisë së mineraleve
dyshim për implikimin në trafik

Skaner kompanisë së mineraleve<br />dyshim për implikimin në trafik
Një kompani private që aktivitet të sajin ka nxjerrjen e mineraleve nëntokësore dhe eksportimin e tyre në Itali dhe Kinë, dyshohet se është e implikuar në këtë grup kriminal. Vetë prokurorët e dosjes, shprehet tepër të rezervuar lidhur me emrin e kësaj kompanie, për shkak të verifikimeve që po bëhen, nëse administratorët e saj apo ndonjë nga punonjësit janë të përfshirë në linjën e trafikut të kokainës nga Shqipëria në Itali dhe më pas në drejtim të Gjermanisë.

Burimet thanë se ekziston një dyshim i arsyeshëm, megjithëse jo i provuar plotësisht se sasia prej 19 kg kokainë e pastër që ishte nxjerrë nga laboratori në Xibrakë, do të futej në konteinerët e mineraleve nëntokësore, që kompania private shqiptare do t’i eksportonte nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë.

Nga bisedat telefonike, të përgjuara kanë dalë disa fjalë për një version të tillë, ndërkohë që sapo malli të mbërrinte në Itali, anëtarët e tjerë të grupit kishin për detyrë ta dërgonin atë në drejtim të Gjermanisë dhe se kjo bëhet me kamionë, duke hyrë në Gjermani nga Franca, Austria apo dhe Zvicra. Njeriu që ishte ngarkuar nga grupi kriminal për mbikqyrjen e intenerarit të lëvizjes së kokainës, ishte Ilir Hyseni, i cili mbante nën vëzhgim korrierët derisa ata mbërinin në destinancionin e kërkuar.

Ishte pikërisht Ilir Hyseni, që ishte pikasur nga agjentët gjermanë, të cilët më pas në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë mbajtur në vëzhgim të rreptë Hysenin, dhe se prej tij kanë arritur të zbulojnë një pjesë të mirë të grupit dhe vetë laboratorin e kokainës.

Redaksia Onlina
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025