‘Skaneri’ i kandidatëve, Celibashi: Verifikimi përmes 3 institucioneve! Retorika politike ndikon në standardin e zgjedhjeve! Kush voton për dikë tjetër penalizohet rëndë

‘Skaneri’ i kandidatëve, Celibashi: Verifikimi përmes 3 institucioneve! Retorika politike ndikon në standardin e zgjedhjeve! Kush voton për dikë tjetër penalizohet rëndë

Ilirjan Celibashi

Verifikimi i kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit do të bëhet përmes 3 institucioneve. 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi thotë se verifikimi paraprak do të bëhet nëpërmjet zyrës së Gjendjes Civile dhe drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Më pas Celibashi thekson se do të fillojnë procesin e verifikimit të thelluar me përfshirjen e Prokurorisë së Përgjithshme në këtë proces.

“Fillimisht ne do të kryejmë verifikimin e emrave në listën shumëemërore nëpërmjet zyrës së Gjendjes Civile dhe drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, dhe pas këtij procesi verifikimi do të fillojmë procesin e verifikimit të thelluar, proces që kërkon investimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, tha Celibashi.

Për personat që votojnë për llogari të një personi tjetër Celibashi tha se do të ketë penalitete të rënda. Kjo shkelje por edhe shkjelje të tjera si votimi në qendrën e gabuar kryekomisioneri, thekson se mund të verifikohet shumë më shpejtë se në zgjedhjet e kaluara falë implementimit të identifikimit biometrik.

“Sistemi që ne synojmë të implementojmë me sigurinë absolute identifikon në mënyrë të qartë dhe të plotë rastet e votimit të dyfishtë në qendrën e gabuar të votimit, rastet e votimit për llogari të një personi tjetër. Ata që do ta tentojnë këtë ka penalitete të rëndë. Nëse në rastin e verifikimit sipas procedurës së zgjedhjeve të shkuara mund të merrte javë muaj etj, për më pak se një javë maksimumi 10 ditë ne do ta kemi këtë informacion nëse dikush ka tentuar apo tenton të votojë për llogari të një personi tjetër apo ka votuar në qendrën e gabuar të votimit apo çdo problematikë tjertër që lidhet me votimin e parregullt”, tha ai.

Celibashi tha se sjellja dhe retorika politike ndikon drejtëpërdrejtë në standardin e zgjedhjeve. Kjo pasi sjellja e militantëve ndikohet dhe sjellja e udhëheqësve të partive politike.

“Si qytetarë vlen ta them që ka vend për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit politik të të gjitha krahëve sepse sjelljet e tyre dhe qasjet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në qasjen e militantëve politik në raport me procesin zgjedhor.

Jam i sigurt që gjithsecili prej tyre e kupton sa e rëndësishme është sjellja dhe retorika e tyre politike në raport me standardin e zgjedhjeve. Dhe ajo cfarë humbasin ata dhe humbasim ne të gjithë është më shumë se ajo cfarë ata fitojnë politikisht nga një retorikë që nuk është ajo që duhet të jetë”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka lejuar kandidimin për deputet Boiken Abazit të VetëVendosjes. Vendimi u mor ditën e sotme, nga ku rezultoi se Abazi nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. Nga ana tjetër, vijojnë verifikimet për 2 kandidatët e tjerë. Në "sitë" do të jetë dhe Pal Shkëmbi e Rezart Tusha, i cili kandidon me Partinë Demokratike në Durrës. Ky i fundit është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë