25-vjeçari Fation Bono i konsideruar nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore u arrestua nga "Shqiponjat" në një lokal në zonën e Unazës se Re në Tiranë mbrëmjen e së shtunës. Bono njihet si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës, i ekzekutuar dy vite më parë. 25-vjeçari lindur dhe banues në Pogradec raportohet edhe për lidhje me grupin terrorist të ISIS-it ndërsa pak kohë më pari mësohet se ai ka qenë edhe në Itali.

Më poshtë një bilanc i arrestimeve të kryera gjatë vitit të fundit në Shqipëri në kuadër të luftës kundër terrorizimit.
6 korrik 2014- Skuadra e operacioneve speciale arrestoi në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë Burim Ballazhin nga Kaçaniku i Kosovës, i cili akuzohet për rekrutim të xhihadistëve. Ballazhi ishte pjesë e grupit të Kaçanikut që kryejnë rekrutime të besimtarëve myslimanë kosovarë dhe shqiptarë për të luftuar përkrah organizatave të cilësuara terroriste “Jabat Al-Nusra” dhe “ISIS” në luftën civile në Siri.
23 prill 2015- Një i ri nga qyteti i Lushnjes u vu në pranga në pikën kufitare të Kakavijës pasi dyshohet se është përfshirë në akte terroriste në Greqi. 18-vjeçari me inicialet J.Ç është kthyer mbrapsht nga pala greke në kufi, të cilët kanë konstatuar se i riu është i akuzuar për veprime luftarake në shtetin fqinj.
5 qershor 2015- Policia e Shtetit arreston Almir Dacin nga fshati Leshnicë i Pogradecit. Arrestimi i tij erdhi pasi pak më ditë më parë militantët e grupit terrorist ISIS kërcënonin me sulme në Shqipëri. Almir Daci prej afro 2 vitesh ka shërbyer si imam i xhamisë në Leshnicë, nga ku dhe ka rekrutuar disa persona drejt luftimeve për xhihad.
10 qershor 2015- 38-vjeçari Alban Elezi nga fshtarat e Kavajës është ekstraduar nga Interpol Tirana drejt Italisë. Ndaj 38-vjeçarit gjykata e Breshias në vendin fqinj kishte lëshuar urdhrin e arrestit për vepra penale të lidhura me terrorizmin të parashikuar nga legjislacioni penal italian.
17 qershor 2015- 32-vjeçari Likajes Alidini banues në fshatin Orgjost të Kukësit, u prangos nga policia me akuzën “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. I arrestuari rezulton i dënuar më parë për vjedhje në Holandë. Policia thotë se, po punohet për sqarimin e rrethanave lidhur me aktivitetin e këtij shtetasi
1 Korrik 2015- Në banesën e tij në Lushnjë arrestohet 40-vjeçari Baki Coki. Arrestimi i tij u bë pasi gjykata e Milanos në Itali kishte firmosur urdhër-arrestin duke e akuzuar atë për krijim të një bande kriminale me qëllime terroriste. Gjykata e Lushnjes vendosi masën e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj Baki Çokut i cili dyshohet se ka kryer veprime terroriste.
7 gusht 2015- Adrian dhe Jasmin Kollçaku është çifti i shqiptarqve që u dëbuan nga Peruxhia e Italisë pasi kishte dyshime të forta se ata predikonin xhihadizëm. Çifti i bashkëshortëve shqiptarë, 32 vjeç dhe 23 janë larguar me vendim të ministrit të Brendshëm, Angelino Alfano si masë parandaluese ndaj terrorizmit. Nga të dhënat e siguruara prej hetuesve rezultoi se, çifti mbështeste dhe bënte propagandë për xhihad.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com