SKEDA/ Kush është Ilir (Ledjan) Nukaj, nga plagosja e pronarit të lokalit që e kapi duke vjedhur, tek hetimi nga OFL për pasurinë

SKEDA/ Kush është Ilir (Ledjan) Nukaj, nga plagosja e pronarit të lokalit që e kapi duke vjedhur, tek hetimi nga OFL për pasurinë

OFL-ja gjatë një operacioni

OFL-ja gjatë një operacioni

I dyshuari për dhunimin e çiftit të bashkëshortëve të moshuar në fshatin Povelçë të Fierit pasditen e djeshme (12 tetor), nuk është emër i panjohur për drejtësinë.

Ilir Nukaj ka qenë akuzuar dhe dënuar për një ngjarje të 12 viteve më parë, tentativë vrasjeje me paramendim, me 10 vite burgim dhe në vitin 2020 subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”, ku është proceduar nga OFL për pasurinë, teksa iu dorëzuan edhe formularët (7 tetor 2020).

Nukajt, i njohur edhe me emrin Ledjan, i është kërkuar vetëdeklarimi i burimeve të pasurisë. Ai është banor i fshatit Povelçë, ku ndodhi krimi i djeshëm, Komuna Dermenas, Fier.

Ai për shumë vite ka jetuar jashtë vendit. Sipas dosjes hetimore rezulton se  më datë 2 Qershor 2012, rreth orës 01:00, Nukaj ka shkuar për të vjedhur në lokalin internet-kafe të shtetasit Helio Çela, i cili ndodhet ngjitur me banesën e tij.

Në momentin kur i pandehuri ka thyer xhamin e derës së lokalit për të vjedhur, pronari Helio Çela ka dëgjuar zhurmë dhe ka dalë në oborrin e banesës së tij. Teksa shkoi me të atij Ferrik Çela për të kontrolluar, vuri re se në kanalin pranë lokalit qëndronte i fshehur i pandehuri Ilir Nukaj, i cili është ngritur në këmbë dhe në dorë mbante një thikë. Në këtë moment ata e kanë neutralizuar, teksa policia bëri edhe arrestimin.

Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, Nukaj ka shkuar për të luajtur dhe aty është konfliktuar me Helio Çela, i cili e kishte kapur për vjedhje në flagrancë te lokali i tij. Pasi e ka sharë, e ka goditur katër herë me thikë në kurriz dhe sup. Për këtë krim është arrestuar dhe dënuar më pas nga drejtësia.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Fier, 47-vjeçari i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhunon barbarisht bashkëshortët e moshuar! 80-vjeçari në gjendje të rëndë, arrestohet autori (EMRI)


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro