Gjirokastër, skema e mashtrimit me TVSh-në, tre llogaritë bankare miliona euroshe në emër të një italiani! Vihen në sekuestro preventive

Gjirokastër, skema e mashtrimit me TVSh-në, tre llogaritë bankare miliona euroshe në emër të një italiani! Vihen në sekuestro preventive

1690195033_800062d04b75ac049.jpg

Prokuroria e Gjirokastrës zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin e zbulimit të skemave të mashtrimit me TVSh-në duke përfituar miliona euro fitime.

Tre llogaritë bankare me vlerën e 1.3 milionë eurove dhe 13.5 milionë lekëve të vendosura në sekuestro preventive janë të një të një shoqërie tregtare me administrator shtetasin italian me iniciale A.D

Në sekuestro preventive janë vendosur shumat

1 004 474 (nje milion e katër mijë e katërqind e shtatëdhjete e katër) Euro;
299 925 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzetë e pesë) Euro;
13 588 890 (trembëdhjetë million e pesëqind e tetëdhjete e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë) Lekë;

"Gjithashtu, prokuroria njofton se u ushtrua kontroll në 3 subjekte shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë me administrator shtetasit me inicialet I.Q, E.B. dhe shtetasin Italian A.D., ku u sekuestruan dokumente financiare dhe ligjore me vlera për hetimin. Këto subjekte dyshohet se nëpëmjet faturave fiktive kanë përfituar rimbursim në mënyrë të kundraligjshme TVSH-je nga shteti në vlerën e 20 765 411 lekëve" njoftoi prokuroria

Ky rimbursim ka ardhur si rrjedhim i faturave të falsifikuara të TVSH-së të lëshuara nga këto subjekte.

Procedimi penal nr 252 u regjistrua në 2021 për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 144/a e 25, 168, 190 p. 2 dhe 180 p. 1 i K. Penal

Njoftimi i plote i policise

Krijuan skema mashtrimi dhe përfituan shuma të mëdha nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së, duke krijuar dhe kompani të rreme, vihen nën hetim 6 shtetas (3 shtetas shqiptarë dhe 3 shtetas italianë).

Të 6 këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal, duke krijuar tre kompani të rreme me qëllim përfitmin nga TVSH-ja.

Në kuadër të këtij procedimi penal, në zbatim të vendimeve të Gjykatës u bë sekuestrimi i tre llogarive bankare me shumat 1 milion e 300 mijë euro dhe 13 milion lekë të rinj. 

Referuar të dhënave operative të strukturave hetimore në DVP Gjirokastër, në vijim të materialit procedural të referuar nga kjo drejtori policie dhe regjistrimit të procedimit penal proaktiv, pas hetimeve të kryesuara nga Prokuroria dhe Policia Gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka urdhëruar kontrollin e vendeve dhe sekuestrim të provave sikurse janë numra llogarie etj, të subjekteve të cilëve u atribohen veprat penale.

Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, me mbështetjen e Drejtorisë Kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit  kanë ushtruar kontrolle në Tiranë, në tre subjekte.

Nga kontrollet e ushtruara u gjetën, fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të rëndësishme për hetimet. U sekuestruan gjithashtu 19 vula të subjekteve të ndryshme tregtare që dyshohet se janë mbajtur për të ushtruar aktivitetet kriminale nga këto subjekte. U këqyrën dhe u sekuestruan gjithashtu dokumente që kishin lidhje me subjektet në hetim, si dhe u kryen veprimet e nevojshme procedurale. 

Nën hetim për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", "Dhënia e informacioneve të rreme", "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” shtetasit: 

- I. Q., E. B. dhe Z. K., shtetas shqiptarë; 
- A. D., S. C. dhe S. C., shtetas italianë. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Këto skema mashtrimi për të cilat dyshohen shtetasit e sipërpërmendur po hetohen për lidhjet me shtetasin italian V. R., i arrestuar dhe i dënuar në vitin 2009 dhe 2013, nga strukturat e policisë tatimore në Caltanissetta të Italisë, për “Mashtrim tatimor për miliona euro, e kryer nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm dhe metodik të faturave false, për mallra dhe shërbime të pakryera apo të kryera për shuma dukshëm më të ulëta”. 

Gjithashtu është konstatuar përfshirja e subjektit të arrestuar nga autoritetet italiane në përvetësimin e rëndë, si dhe në rregjistrimin fiktiv të pasurisë V. R., duke shfrytëzuar rreth 11  kompani të ndryshme duke falsifikuar fatura për shërbime dhe/ose shitje mallrash të pa kryera dhe për t’u rimbusuar me TVSH.

Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore, do të thellojë hetimet duke bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacion e ekspertizë me autoritetet italiane, për grumbullimin e provave, identifikimin e dokumentimin e të gjithë personave të përfshirë në këto skema mashtrimi.

 


Lajmi kryesor:

Gjirokastër, skemë mashtrimi me TVSH-në, nën hetim 3 shqiptarë e 3 italianë! Sekuestrohen 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 milionë lekë


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin