Skema e ripunësimit pas pandemisë, Rama: Sfida jonë, paga minimale 30 mijë lekë! Do rishikohet taksimi progresiv (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama prezantoi skemën e re sociale të qeverisë, e cila i vjen në ndihmë personave që mbeten ende të papunë pas humbjes së vendit për shkak të epidemisë së COVID-19. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë. Rama tha se javën tjetër deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin maksimal të qeverisë.

Në ndihmë të bizneseve, Rama tha se nga korriku janë zeruar taksat dhe TVSH dhe kjo nuk është bërë për fushatë, por është fryt i një pune të gjatë. Pa zbuluar shumë detaje kryeministri paralajmëroi edhe rishikim të taksimit progresiv.

“Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon dhe besoj dhe aty do të kemi konkluzione pozitive”, pohoi kreu i qeverisë. Të gjitha këto detaje pritet të jenë pjesë e paketës fiskale të vitit 2021.

Rama tha se sot kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem që përdorin zyrat e punës për të punësuar. Nga pandemia, tha Rama, humbën vendin e punës 33 mijë persona dhe u ripunësuan 20 mijë, ndërsa sipas raporteve të Bankës Botërore Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit duke regjistruar edhe nivelin më të ulët të papunësisë 11.2 %. Skema e re që Rama prezantoi tha se përveç rritjes së punësimit redukton edhe punën në të zezë.

"Jemi përpara një pasqyre domethënë të raporteve mes këtyre viteve  të qeverisje sonë dhe trashëgimisë shumë të rëndë të viteve të mëparshme. Është e zeza mbi të bardhë se rritja ekonomike dhe punësimi janë rritur. Më parë punësimi ishte vetëm përmes zyrave të partisë, të bënte mjekë, pastrues e roje. Sot ne kemi 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem dhe të gjitha rrjeteve të punës që përdorin zyrat e punës që të kenë ndërmjetësues për të punësuar.  Ka ardhur duke u zgjedhuar pjesa e arsimit profesional që ishte tërësisht inekzistente. Ndërkohë që sot kemi me mijëra që janë formuar në shkollat profesionale dhe kanë një akse më të shpejtë në tregun e punës.  Me 11.2 % regjistruam nivelin më të ulët sipas BB të papunësisë në rajon. Sot kemi nevojë të vlerësojmë goditjen nga COVID-19, e dimë se dy paketat për t'u garantuar punëdhënësve një lehtësim dhe mosndërprerje të të ardhura dhe pezullimit të aktivitetit kanë funksionuar, pagat e luftës kanë funksionuar, ndërkohë që hapja graduale e vendit ka bërë që nga qershori 20 mijë nga 33 mijë persona që humbën vendin e punës të punësohen. Përveç rritjes së punësimit, kjo skemë redukton edhe punën në të zezë. Lajm i mirë është që Shqipëria është vendi me më pak vende të humbura pune për frymë se sa vendet e rajonit. Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qënë një nga objektivat tona vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat. Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive. Duke u nisur nga njerëz që s’kanë dëshirë të pranojnë të mirën, progresin që këto masa kanë dhënë që nga korriku kur zeruam taksat dhe TVSH, iu them se kjo nuk ka të bëjë me fushatën. Ne nuk u kujtuam sot, janë të gjitha fryte që merren në kohë pas një pune të gjatë", tha Rama 

Ndërsa ministrja e Financave Anila Denaj bëri publike shifrat e të punësuarve në 7 vite.

E thënë ndryshe në fund të vitit 2019 ne njohëm numrin më të ulët të papunësisë në 11.2% është njëkohësisht edhe një arritje edhe nëse e krahasojmë me vendet e tjera. Kemi ndërmjetësuar 190 mijë punësime nëpërmjet zyrave të punës në harkun kohor të 7 viteve. Sot kemi të regjistruar 88 mijë të papunë nga 66 mijë që ishin në fund të muajit shkurt. Dhe nevoja për të adresuar këtë numër me 20 mijë të rritur apo të tjerë që shpresojmë të jenë sa më pak, na çoi drejt një pakete e cika ka tre komponentë, punësimi 4,8 dhe 12 mujor”, tha Denaj.

Programi i qeverisë për të papunët e dalë si pasojë e COVID-19, parashikon punësim në privat si dhe subvencionim i pagës minimale për disa muaj. Në fazën e parë shteti paguan 2 paga 26 mijë lekë, ndërsa kontributet i paguan punëdhënësi. Për fazën e dytë shteti paguan 4 paga dhe në të tretën shteti paguan 12 muaj vetëm kontributet.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pa pune: 23/09/2020 15:59

    Jan ken te tan pa pune skan pas ça me humbur as skan vede pune me punue

    Përgjigju
  • Hapu dhè: 23/09/2020 14:49

    Po kjo hyn ne fuqi me 1 janar 2021. Pse thua nga korriku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja