TIRANE- Grupi i punës që është ngarkuar për vënien në zbatim të kësaj teknologjie, tashmë ka përgatitur infrastrukturën e nevojshme dhe skemën se si do të funksionojë mbikëqyrja elektronike për pesonat që i kufizohet liria me vendim gjykate. Gazeta “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë skematikën e funksionimit ku tregohet me detaje se si do mbikqyren nga larg personat e proceduar penalisht dhe që liria e tyre është kufizuar nga gjykata. I dënuari qëndron në shtëpi dhe në njërën nga këmbët e tij ka të vendosur njësinë elektronike gjurmuese.
/Shqiptarja.com










