Skema si bankieri u mori
308 mijë euro klientëve

TIRANE- Menaxheri i një banke në Tiranë Julian Lipe, jo vetëm që është provuar duke vjedhur 110 mijë euro nga kasaforta e bankës, por ai ua ka marë lëkët nga llogaria dhe disa prej klientëve të kësaj banke, duke arritur të grabisë në total shumën prej 308 mijë euro. Mes personave të grabitur prej tij është dhe kushëriri i tij A.Lipe, ku nga llogaria e këtij të fundit janë kryer 14 transaksione me karta debiti. Në vendimin e gjykatës së Tiranës thuhet se aktiviteti kriminal i të arrestuarit Julian Lipe ka nisur që nga muaji Gusht i vitit 2010. Lipe kishte si zakon frekuentimin në masë të lojërave të fatit si baste sportive dhe kazinotë, e për shkak të domosdoshmërisë së lekëve për të luajtur në to, ai ka vjedhur shuma financiare në ambjentet e bankës ku punonte. Bëhet fjalë për disa raste, të cilat gazeta "Shqiptarja.com" i disponon të plota.
Vjedhja e 110 mijë euro
Kasaforta e degës së rrugës së Dibrës kërkon një çelës dhe kod për tu hapur (kodi aktivizon sistemin e vonesës së kohës). Sipas procedurave në kufi kërkohet kontroll i dyfishtë në hapjen e kasafortës. Për pasojë mbajtësi i kodit ishte tilleri kryesor arkëtarja Alida Lango. Sipas procedurave të sigurisë së degës, tellerit kryesor që është përgjegjës për veprimet e kasafortës, i kërkohet të ndryshojë kodin pas ardhjes nga dy ditë të lejës së saj. Si rezultat i kësaj menaxheri i degës së bankës ishte informuar për kodin e kasafortës, gjatë mungesës së saj të cilin ai e përdori për të kryer përvetësimin. Julian Lipe hyri në degë jashtë orarit të punës të premten e 21 janarit 2011, të dielën në 23 janar dhe duke qënë në dijeni të kodit të kasafortës, përfetësoi një shumë totale të barabartë me 110.133 mijë euro. Për veç datave të mësipërme, Julian Lipe deklaroi se ai kishte hyrë në degë me qëllim përvetësimin e të hollave në kasafortë gjatë orëve të mëngjesit të së hënës në 10 janar 2011 dhe 17 janar. Kështu në ato raste ai mundi të fshihte përvetësimin. Arsyeja e hyrjes në degë dhe përvetësimi i të hollave nga kasaforta ishte, sipas deklaratave, për shkak të zakonit të tij në bastet sportive.
Grabitja e 20 mijë eurove
Klientja me inicialet N.D në 18 gusht është paraqitur në bankë për të depozituar 20 mijë euro për një periudhë 6 mujore. Menaxheri i degës Julian Lipe, deklaroi se klienti ishte ulur në tavolinën e tij të punës dhe ia ka dhënë të hollat, për të hapur një llogari kursimesh dhe pastaj një depozitë me afat. Lipe ka përgatitur një dokument të falcifikuar të depozitës me afat duke përdorur "Microsoft Ëord" dhe një librezë kursimi të falcifikur dukë përfshirë një depozitë fiktive prej 20 mijë euro dhe debite fictive për hapjen e depozitës me afat. Sipas procedurës në fuqi, hapja e depozitës bëhet nga punonjësi i shërbimit për klientin, i cili nuk kryhen operacione në të holla. Atë ditë punonjësi i shërbimit ishte me lejë dhe se në vend të tij, ka shërbyer Julian Lipe, i cili pasi ka hapur llogarinë bankare ska bërë asnjë transaksion në llogari, por 20 mijë euro i ka marë vetë, ndërkohë gjëndja e llogarisë është zero. Sipas vendimit të gjykatës e njëjta skemë është përdorur dhe në disa raste të tjera, ku Julian Lipe ka vjedhur lekët e klientëve të bankës.
Opinioni i auditit
Pas ekzaminimit të transaksioneve që çuan në përvetësimin e një shume totale baras me 308 mijë euro dhe duke pasur parasysh deklaratat me shkrim të të gjithë punonjësve të përfshirë, u konstatua se është një rast mashtrimi i kryer nga Julian Lipe, i cili përfitoi nga pozicioni i tij në bankë dhe nga besimi i personelit të Degës së Bankës ndaj tij. Julian Lipe shfrytëzoi faktin se punonjësit e degës, nuk ndoqën procedurat e Bankës dhe kontrollet përkatëse për të siguruar transaksionet që zhvilloheshin në Degë. Julian Lipe manipuloi besimin e Punonjësve të Shërbimit ndaj Klientit dhe të Tellerave ndërsa ata kryenin (19) shlyerje të parakohshme të depozitave me afat të klientëve, (6)lëvizje të brendshme dhe (20) tërheqje të hollash (kesh) prej llogarive të klientëve pas udhëzimeve të tij, pa siguruar praninë dhe verifikimin e identitetit të klientit gjatë kryerjes së transaksioneve, duke vepruar në kundërshtim me Rregulloren e Operacioneve me Para në dorë. Punonjësi i Shërbimit ndaj Klientit dhe Tellerat (Arkëtaret) dorëzuan dëftesat e transaksioneve dhe të hollat e tërhequra Julian Lipes, i cili ishte perfituesi. Për pasojë, ata morën nga Julian Lipe dëftesat e tërheqjeve të nënshkruara, pa kontrolluar vërtetësinë e nënshkrimeve të klienteve. Nisur nga ky hetim financiar i bërë nga autoritetet e bankës Alpha, është konstatuar se Julian Lipe në total arriti të vjedhë shumën prej 308.976 mijë euro.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet