TIRANE- Duke nisur nga 1 janari në Shqipëri do të ketë pensionistë që do të marrin edhe 30 mijë lekë të reja pension. Eliminohet kështu për herë të parë, tavani i kësaj pagese që ishte 24 mijë lekë deri më sot. Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, pas takimit me përfaqësues të Bankës Botërore deklaroi se përfitimet më të mëdha do të kenë ata persona që vazhdojnë të punojnë e derdhin kontribute edhe përtej moshës së pensionit.