Skemë e re për bujqësinë, ministrja Denaj: Hiqet subvencioni për grurin, s'ka më naftë falas

Ministrja e Bujqësisë ka prezantuar në Lushnje skemen e mbështetjes kombëtare për vitin 2024. Gjatë një takimi me fermeret, Denaj tha se janë 8 kategori, ku përfshihet blegtoria, bujqësia dhe bletaria, ndërsa nuk do të shpërndahet më nafte falas, por ndihmë financiare në llogaritë bankare të fermereve përfitues.

“Subvencioni është për të gjithë, si për fermeret që bashkohen si për ata që nuk bashkohen në nje shoqëri, diskutimi i sotëm është kush merr më shumë? Ne po sqarojmë se për një sipërfaqe 1 hektarë nëse bashkohen 3-4 anëtarë do të marrin maksimumin. Nëse nuk arrijmë dot të formojmë shoqëri, do të shpërndajmë gjithë shumën në mënyrë proporcionale. Në total skema mbështetëse per bujqësinë shkon në 55 milionë USD”, tha  ministrja Denaj.

Edhe në Lezhë, gjatë takimit me fermerët u bë e ditur se përfitimet këtë vit do t'i kenë në para dhe jo naftë. Sipas kësaj skeme, fermerët që kanë më pak se një hektarë tokë apo dhe blegtorë me më pak dhe dhjetë lopë duhet të bashkohen në ‘shoqëri bujqësore’ pasi në të kundërt nuk përfitojnë.

Ndryshe nga viti i kaluar është hequr gruri nga subvencioni, por janë shtuar kategori të tjera siç janë bimët medicinale.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 02/04/2024 20:07

    ska me nafte falas,,se do ti vjedhe leket kjo delengjija..ministre....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit