Skemë mashtrimi me TVSH e pastrim parash, gjykata dënon me 17 vite burg Francesco Becchettin! Fajtore edhe nëna e tij e dy administratorët! Aksionet e kompanive të tij (përfshirë Agon Chanel) i kalojnë shtetit

Dënohet me 17 vite burg biznesmeni italian Francesco Becchettin, i cili akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Pas një përballje të gjatë me prokurorinë dhe gjykatën shqiptare Francesco Becheti është deklaruar fajtor.  Akuzat e ngritura  nga prokuroria e përfaqësuar në gjykim nga vetë Kryeprokurorja Elizabeta Imeraj, janë gjetur të drejta akuzat e ngritura dhe tashme drejtësia ka konkluduar me fajësi. Kjo është përgjigja e drejtësisë shqiptare pas një kalvari të gjatë shtyrjesh me manovra procedurale të seancave gjyqësore. Çështja penale ka filluar në vitin 2014, dhe sot drejtësia foli, Becchetti u dënua. 

Bashkëpunëtorin e tij italian Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg  për “Falsifikim të dokumenteve”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Krijimi i skemave mashtruese”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Me 8 vite burg është dënuar e ëma e Becchetit, Liliana Condomitti dhe 8 vite për Erjona Troplini, të cilat akuzohen për “Pastrimi të produkteve të veprës penale”. Ndërsa Stavri Peci dhe Fetah Dervishi janë dënuar me shërbim prove për shkak të moshës

Gjykata ka vendosur edhe që 4 kompanitë e sekuestruara Becchettit, konkretisht për “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k i kalojnë shtetit.

Vendimi është marrë nga gjyqtarët Lazer Sallaku, Besnik Hoxha dhe Sokol Pasho. E pranishme në seancë ishte vetë drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Ymeraj, e shoqëruar nga prokurorët Mirela Cano dhe Leonard Filopat.

Prokurorët e çështjes

Biznesmeni Francesco Beccheti, prej kohësh është një temë debati politik në Shqipëri, pasi fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasuritë përfshi televizionin “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Lidhur me këtë vendim, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu siç ai e quajti Becchetin, ndërsa vendimin e arbitrazhin e konsideroi të padrejtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:28
17 vite burg për Beccettin, Shehaj: Teatër që përmendet si sukses dënimi! Dosja u përgatit nga administrata e tatimeve, do flas edhe për ata që s’na mbrojtën kur na kërcënuan me jetë

Nënkryetarja e LSI Brisida Shehaj e ka cilësuar dënimin me 17 vite burg të biznesmenit italian Francesco Becchetti si një teatër.

Ajo thotë se dosja është puna e asaj administrate tatimore që sot janë hedhur në rrugë dhe puna e Antoneta Sefdarit që u largua nga puna si prokurore

Nënkryetarja e LSI në një postim përmbledhës ka treguar se do të flasë më gjatë në një moment tjetër për ata që nuk e mbrojtën kur u kërcënua me jetë. Ajo shtoi se për dënimin në arbitrazh, do ishte arrestuar me kohë Erion Veliaj për ato SMS-të që na dënuan 130 milionë euro

 “Deri më sot kam pritur në heshtje dhe nuk jam shprehur për dosjen “Becchetti”. Por sot kur shoh në atë teatër që të përmendet si sukses dënimi, ju them: Heshtni, heshtni!

Ajo dosje është puna e asaj administrate tatimore që sot janë hedhur në rrugë dhe puna e Antoneta Sefdarit që u largua nga puna si prokurore. Do vijë dita që të flas më gjatë për ata që na shitën, për ata që nuk na mbrojtën kur na kërcënohej jeta. Ata që i bënë këto gjëra, sot janë drejtora dhe vendimmarrës të lartë. Sa për dënimin në arbitrazh, do ishte arrestuar me kohë Erion Veliaj për ato SMS-të që na dënuan 130 milionë euro”, shkruan Shehaj.

Ora 15:32
Becchettin dënohet me 17 vite burg, prokurori holandez për Report Tv: Drejtësia u bë

Gjykata e Tiranës dënoi sot me 17 vite burg Francesco Becchettin, proces që u ndoq edhe nga prokurori holandez Ben Swagerman, i cili ka asistuar në këtë çështje. Prokurori holandez ndodhej në Shqipëri në kuadër të Projektit IPA, që është një program që lidhet me shkëmbim prokurorësh, çështje bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash.

Në një përgjigje të shkurtër për Report Tv ai tha se "drejtësia u bë, nuk mund të them gjë tjetër"

Ora 15:15
Becchetti dënohet me 17 vite burg, vjen reagimi i parë i Ramës

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga kuvendi për dënimin e Becchettit, ku thjeshtë tha se i erdhi ky lajm dhe se shpreson që të mos jetë "fake news"

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 24/02/2022 14:20

    Ky beketi mori derrin nga shqiperia Po bashk me beketin derrin do mari sonila lubonja krasta etj Por beketi do marr nje derr te madh nga banka gjermane doic bank

    Përgjigju
  • Hamdiu: 24/02/2022 12:52

    Ngushullime te thella Bushatit,dhe sallamit te tymosur Lubonjaaaa...

    Përgjigju
  • Iris: 24/02/2022 00:59

    Njerez si Becchetti jane shume te vecante, se kane nje intuite e nje nuhatje per vende e njerez te dobet e me drejtesi te kalbur e politikane te korruptuar.Keta lulezojne ne mjedise te tilla si bakteriet ne Petri Dish.Ky vertet eshte ne arrati,po kushedi c'po gatuan e kushedi ku eshte.Kemi per t'ia degjuar prape emrin, se njerez si keta shkojne nga nje viktime te tjetra,pasi i pijne gjakun te pares.Ve bast, qe ne jeten e tij,ky s'ka per te qene as kerkim-arresti i pare,as denimi i fundit.

    Përgjigju
  • doni: 23/02/2022 21:28

    per ata qe kane dyshime nese po i vjel leket e gjyqit te humbur nga Alb ne arbitrazh pergjigjen mund ta gjeni tek fondet qe supozohet te merrte albcontrol nga eurocontrol.Kaq kisha

    Përgjigju
  • LORA: 23/02/2022 19:51

    Sa perqind te demit financiar te Bechet-it ne shqiperi perbejne aksionet e tij, qe i kalojne Shtetit Shqiptar???

    Përgjigju
  • Gradishta: 23/02/2022 17:48

    Ngushëllime zonjës Meço gazetare,opinioniste,analistë madein Beketi,bo,bo të shkretën ç'e gjeti,po Bushati dhe berbati,po Lubonja dhe ulkonja,ç'kanë me thanë për këto Gjana,kur kafen do t'jua pimë për Beket mashtrues mavrinë që xhepat këtyre u mbushi ,Shqipërisë sa krahu ja futi.selam për gardën e gazetarucve,opinioniste e analistve Madein Beketi e më kokën e tyre sa më shpejt në spak si bashkëpuntorë në krim

    Përgjigju
  • TANI ELBASANI: 23/02/2022 17:29

    Bechetti dhe Kurum janë 2 "miza" të ngjashme në 3 gjëra: thithja e pasurisë shqiptare me evazion fiskal, më pas, aplikimi në gjykatat ndërkombëtare për të "mbuluar" këtë krim dhe për të thithur më shumë "gjak". Bechetti e bleu HEC-in e Kalivacit me thithje, Kurum e bleu HEC-in Bistrica-Ulza me thithje. Diferenca? Njëri është italiani i Perëndimit, tjetri turk i Lindjes së Mesme. Tani dosja Bechetti është mbyllur, drejtësia u bë! Po “miza” tjetër?

    Përgjigju
  • Une: 23/02/2022 17:00

    Te rroni vete qe nga Lubonja e deri tek Bushati. Te dy shpifes me diplome! Ndersa shumices tja rroni sic ja keni rruar gjithmone.

    Përgjigju
  • A...Zh: 23/02/2022 15:44

    C'na beri keshtu gjykata?! Na hoqi nga duart rastin e nje tjeter Komisioni Hetimor! Ne kete dite dhimbjeje u qendrojme prane Lubonjes, Meces, Bushatit, Canit, Lulkes e co!

    Përgjigju
  • TITIGAMORI: 23/02/2022 15:35

    HA HAAAAAAAAAA...GJYKATA E TIRANES DENON BEKETIN NE ARRATI HA HAAAAAAA, AMON KUSH GJYQAR..TITI LIRISE BESOJ K/FALSIFIKATORI

    Përgjigju
    • virgjeriu: 23/02/2022 15:42

      TITGAMORI, ene ty mer, qeka nona...edhe fisit ton tit beqari i boni nomin...

  • Gradishta: 23/02/2022 15:18

    Beketi atë që gatoi gjeti,por këtyre analisto-opininistve tanë që ju tha goja për buxhetin kur do ju vemë për ngushëllim që e kishin shumë xhan dhe gëzoheshin që ai vidhte Shqipërinë.

    Përgjigju
  • katunari: 23/02/2022 15:15

    • Leyton Orient sold: Francesco Becchetti out as consortium led by Nigel Travis purchases club 23/02/2022• Deri sot ai vazhdon jeten normale duke bler klube sportive. Qeveria Rama kujton qe duke perdorur drejtesin e qelbur nga politika do fus ne burg nje biznezmen qe ka fituar ne gjygjet nderkombetare. Qeveria rama, qeveri e neveritshme

    Përgjigju
    • katunari: 23/02/2022 17:17

      standard e postoj sot o suma lales

    • O sunit: 23/02/2022 16:54

      O raku lales bexheti mafjoz e ka shitur ne 2017 skuadren angleze,e mori ne qafe pastaj e shiti.Te niqsha Saliun Ramen Lulin Meten

  • Xxxxxxx: 23/02/2022 15:11

    Pak e paskan denuar te pakten 35 vjet burg zagarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?