13 kompani lëshuan 1.2 mld lekë fatura fiktive dhe i vodhën shtetit 300 mln lekë, 13 pronarë në burg! Dyshohet të përfshirë edhe zyrtarë e punonjës administrate

13 subjekte fiktive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një skemë mashtrimi me TVSH me dëm mbi 3 milionë euro. Pas hetimit disa mujor të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurisë për pronarë dhe administratorë të përfshirë në skemë, nga të cilët 13 janë lënë në “arrest me burg” dhe 4 në “detyrim paraqitjeje”. Sipas Prokurorisë, dyshohet se janë të përfshirë edhe disa punonjës të administratës, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Subjektet funksiononin si furnizuese dhe lëshonin fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe tatim fitimi, afërsisht 300,000,000 lekë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se subjektet fiktive të regjistruar me përfshirjen e të huajve që sipas Prokurorisë së Tiranës kanë ardhur vetëm pak ditë dhe kanë sjellë prokurat e tyre për të hapur këto kompani për tu bërë administratorë ose ortakë e më pas janë larguar nga Shqipëria dhe nuk gjenden më këtu.

Kompanitë e ndërtimit faturonin produkte ose materiale që nuk lidheshin me objektin e tyre të punës. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, subjektet kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Prokuroria njofton se nga ky aktivitet kriminal, 17 pronarët dhe administratorët e subjekteve nëpërmjet subjekteve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke një dëm monetar shkaktuar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.

13 subjektet fiktive që kryen skemë mashtrimi me TVSH

  • “No-El Construction” me nipt L72302057R  Massimiliano Carli
  •  “G.S Construction” me nipt M01704017D, Erigers Muça
  • “Fam Construksion” me nipt L81408017V, MAURO GUADAGNOLI
  • “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, Saimir Sulaj
  • “Glob Construksion”, me nipt M21416014J,  Vjollca Lame
  • “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, Alfred Dumi
  • “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, Xhersi Sulaj
  • “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, Roada Ujka
  • “Joam”, me nipt M12315033I, Ajet Aluku
  •  “Mihola”, me nipt L81616001M, Kristi Mihola administrator, pronar Nelit Mihola
  • “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, Gëzim Jonuzaj
  • “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, Amarildo Hasrama
  • “Priam 20”, me nipt M02006001I, Besim Ruçi

 

A.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • endri: 28/09/2022 15:01

    Takse e sheshte! TVSH pa asnje perjashtim! Liberalizim i kontratave te punes dhe heqje e rroges minimale! Vetem keshtu mund te marre fryme ekonomia dhe te ndalohen skemat abuzive.

    Përgjigju
  • SHPATI Shpk: 28/09/2022 14:58

    Mire keta, mire e bukur.. jo pak, por plot 300.000.000 leke vjedhje direkt me mashtrim taksa paguesve shqipetar diten per diell, me vula dhe firma te shtetit!!! Po me te tjeret qe u zbukuan para disa kohesh me 20 e deri 30 milion dollar, me te njejten skeme… mashtrim me TVSh… çfar u be! A kemi shtet oreee… Ku eshte ushtria me shikas, inspektor antikrimi ne polici, struktura antikorupsion deri ne Kryeministri, inspektor te hetimit tatimor… qe paguhen me miliona leke nga taksat tona…. Kjo eshte lemeri….

    Përgjigju
  • One: 28/09/2022 13:15

    Nuk ka asnje shanc te marresh rimbursim per TVSH pa patur njeri nga Tatimet qe te mbuloje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita akuzon Ramën për sulmin ndaj Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse do ti jetë mirënjohëse Shqipëria ambasadores Yuri Kim?

Mero Baze: Përse do ti jetë mirënjohëse Shqipëria ambasadores Yuri Kim?