Durrës/ Mashtrim me TVSH-në me dëm mbi 570 mln lekë, mbi 20 vite burg 7 personave! Konfiskohen 1 hidrocentral, kamionë e 1 truall! Skema që përdornin

Një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm ka çuar në burg 8 persona. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Durrësit, ndërkohë që ka vendosur sekuestrimin e 1 hidrocentrali, disa kamionëve dhe një trualli në Dhërmi.

Operacioni kundër këtij grupi mashtruesish fiskalë është kryer nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me  pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është shmangur një detyrim tatimor në  vlerën totale 571,175,889 lekë. Ndërkohë autorët kanë mundur që të terheqin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qenë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.

Personat e dënuar

Ardi Xhaferri 6 vjet burg, me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të  ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10(dhjetë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Regan Merdani 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Ali Agolli 3 vite e 6 muaj me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Tahir Afmataj 3 vite e 6 muaj me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. I hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Enis Xhaferri 1 vit burg për akuzën e "Moskallëzimit të krimit".  Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

Ben Caka 9 muaj burg për akuzën e "Moskallëzimit të krimit”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

Roland Avdo 1 vit burg për akuzën e "Moskallëzimit të krimit”. Gjithashtu i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

S.L është dënuar me mbushjen e biznesit, duke urdhëruar procedurat e likujdimit të tij nga organet kompetente, sipas ligjit. Pjesa e të ardhurave dhe e pasurive që, në përfundim të procedurës së likuidimit të detyruar të personit juridik, rezultojnë të jenë mjete apo produkte të veprës penale duhet të konfiskohen.

Të gjitha dënimet e mësipërmet do të kenë ulje nga me 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit të çështjes me gjykim të shkurtuar.

Pronat e sekuestruara

1.            Një automjet i tipit kamion i markës DAF, kokë tërheqje me ngjyrë të bardhë.

2.            Një automjet tip kamion i markës MAN koke tërheqje me ngjyrë të bardhë.

3.            Një automjet tip Fadrome i markës CASE me ngjyrë të verdhë.

4.            Një automjet tip kamion i markës MAN me ngjyrë të bardhë,

5.            Një automjet tip kamion "botë uji" i markës IVEKO me ngjyra të bardhë dhe të kuqe.

6.            Linjë prodhimi dhe pastrimi për inerte e pa montuar për punë me ngjyre gri jeshile dhe të verdhë.

7.            Produkt i gatshëm për shitje "hekur-nikel" sipas procesverbalit të sekuestros mbi 300 (treqindë) ton.

8.            Pasuria e regjistruar në regjistrin hipotekor me adresë Dhërmi, Vlorë, objekti hidrocentral sëbashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronesi të Ardi Xhaferrit

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar

Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar