Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp, përmes mesazheve dhe linkeve mashtruese që po qarkullojnë në rrjet.
Sipas Policisë, janë konstatuar raste kur mashtruesit dërgojnë mesazhe me pretendime të ndryshme, si për shembull për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Pasi qytetari klikon mbi linkun, i kërkohet të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp.
"Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj”, njofton Policia.
Për të shmangur raste të tilla, Policia e Shtetit këshillon qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta, edhe nëse ato dërgohen nga persona të njohur, si dhe të mos ndajnë në asnjë rast kodin e verifikimit të WhatsApp.
Gjithashtu, autoritetet rekomandojnë aktivizimin e funksionit “Two-Step Verification”, ose verifikimit me dy hapa, si një masë shtesë sigurie për mbrojtjen e llogarisë.
“Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur. Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd. Aktivizoni funksionin Two-Step Verification në aplikacionin WhatsApp”, bën thirrje policia.
Policia apelon që, në rast se një qytetar dyshon se llogaria e tij është komprometuar, të veprojë menjëherë për rikuperimin e saj dhe të njoftojë kontaktet, në mënyrë që të shmangen mashtrime të mëtejshme.
Komente











Jungla kafsherore qe deshiron te kthehet ne shoqeri njerezore, shfrytezon kamuflimin e tyre, "Shakespeare by Way of Neighbours Meets Euripides"... Nenkupton " Can I have a Cheezburger??!", dmth nje tradheti shekspiriane, rruge influencuese, dhune apo nje urim per " Beverly Hills Mansion" pi. Keto permblidhen tek kafshet ( me vjen keq se nuk kane goje te protestojne per shfrytezimin e imazhit te tyre) dhe biznesi i tyre i kamufluar ne " Evil Corp Insurance"!!
Përgjigju