Frrok Çupi: S’kemi edhe aq të drejtë për mburrje nacionale

Frrok Çupi: S’kemi edhe aq të drejtë për mburrje nacionale

Sali Berisha dhe Albin Kurti

A fitohet prapë kjo e drejtë?

Edhe sikur të heqësh nga lista Sali Berishën, ose Ilir Metën, ose Albin Kurtin, ose Arben Ahmetin, ose Artan Grubi e Enver Bexheti..., prapë duhet kohë për të pastruar kombin tonë.

Siç mburreshim pak kohë më parë se ‘në Ballkan kemi tre kryeministra’, tani u shfaq tmerri i kundërt se ‘tre shtete në Ballkan mbulohen nga përbindësha shqiptarë të korrupsionit’. Sot të korruptuarit e mëdhenj janë edhe vrasës, edhe kriminelë, edhe minues të demokracisë.

Jemi të turpëruar, nëse duam të shikojmë e kuptojmë.

Në tre shtete (Shqipëri, Maqedoni e Kosovë) peshkaqenët e korrupsionit janë shqiptarë të ngjitur lart- lart në pushtet me krahët si vinça të skllevërve shqiptarë. Këtu në Tiranë janë dy kryeministra, dy presidentë, një nën- kryeministër. Në Kosovë është një kryeministër që e kishte shpallur veten të pa- korruptueshëm e tani është thërritur në Hagë. Në Maqedoninë e Veriut është një nën-kryeministër dhe një anëtar i Gjykatës së Apelit.

Ore, po kush i ngjiti aq lart? A mos vallë ‘viçat’ me qafa të gjata ishin duar skllevërish e të urtësh? Bota e drejton gishtin sot te çdo shqiptar, askush nuk mund të quhet ‘i pafajshëm sa një skllav’; shqiptarët poshtë atyre vinçave janë të shënjuar si bashkëpunëtorë.

Shqiptarët i kanë votuar, shqiptarët i kanë rivotuar, shqiptarët kanë dhënë e po japin ‘jetën’ për këta. Kush mund të thotë se edhe këta nuk janë të korruptuar?  Ka prej atyre që kapjen e këtyre peshkaqenëve nga Drejtësia e konsiderojnë ‘komplot të madh’ të të huajve. Sali Berisha, Ilir Meta dhe Albin Kurti kanë ngritur ‘armët’ kundër Amerikës dhe Europës.

Nuk mund të krenohemi më.

Para disa vitesh shqiptarët e Shqipërisë hëngrën një ‘turp tjetër me bukë’: Sollën me votë atë që kishin përzënë me armë. Në vitin 2005, pasi Sali Berisha kishte dhunuar e vrarë jetë njerëzish (3000 vetëm në vitin 1997), e votuan prapë për kryeministër. Atëherë ai vrau të tjerë në ‘oborrin e tij’, 26 në Gërdec plus 4 në kryeministri.

Derisa u zbuluan peshkaqenët ne mburreshim në Ballkan se nuk kishim Milloshevic, as Mlladic, as Karaxhiç. Po tani? Nuk kemi aq të drejtë sa të mburremi më; këta në ujërat botërore të të keqes janë shqiptarë.

Tani na duhet të njohim veten dhe të vërtetën; nëse duam të jemi edhe patriotë dhe të përparuar.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht

Itali/ Ishte arrestuar për vjedhje si pjesë e grupit të ‘skifterëve’ në Treviso, riatdhesohet 20-vjeçari shqiptar, hyri ilegalisht