Skena e Universitetit të Arteve e amortizuar, 20 vite pa rikonstruksion

 

Ndonëse, është një nga skenat më të frekuentuara nga artdashësit, salla e madhe e Universitetit të Arteve sot është në gjendje të amortizuar. Kushtet, në të cilat artistët vendas dhe studentët e arteve zhvillojnë provat dhe shfaqjet lënë për të dëshiruar. Teknika, ndriçimi dhe fonia moderne, në të cilën është vënë dorë për herë të fundit para 20 viteve, tanimë nuk tërheqin më vëmendjen e askujt.

Një gabim njerëzor, i ndodhur para disa ditësh para koncertit të Orkestrës së Radio Televizionit Publik Shqiptar, ku ra shtangeta, kthen vëmendjen tonë drejt sallës së Universitetit të Arteve. Por, në mungesë të administratores së universitetit, na flet përgjegjësia e skenës, Ema Stafa.

Kjo është një ndër sallat më të vjetra në Shqipëri, ka shumë vite që këtu nuk vihet dorë. Incidenti që ka ndodhur ditën e premte nuk ka lidhje me amortizimin e sallës. Ishte një defekt, një gabim njerëzor. Një nga orkestrantët, pa e ditur as ai vet, ka shkuar tek pulti që ne lëvizim shtangëtat edhe ka vendosur xhaketën, mbi xhaketë ka vendosur kapakun e violinës. Nga pesha e ka tërhequr edhe ka rënë, sepse është m e korrent. Kjo nuk ka ardhur si pasojë e amortizimit të skenës, por si pasojë e një gabimi njerëzor. Shtangetat funksionojnë me lëvizje mekanike me pult, ajo ka nisur që të bjerë gradualisht, duke rënë. Nuk ra në tokë, thjesht është ulur.

Ema Stafa, Përgjegjëse Skene

 

Në rreth 270 vende, 8 lozha të nivelit të parë edhe katër të nivelit të dytë ndihet shumë i ftohti në këto ditë dimri. Dy kaldajat ekzistente, ndezën vetëm dy orë para shfaqjeve, por nuk arrijnë të ngrohin çdo cep të sallës

Këtu patjetër duhet vënë dorë në mënyrë urgjente. Bëhen koncerte, teatro, diplomat e studentëve edhe kushtet janë për të dëshiruar. Ne si punonjës të sallës, kemi bërë shumë kërkesa, por kjo do buxhet. Derisa është në këtë gjendje, nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje. Që tek dera e jashtme, deri lart duhet të bëhet nga fillimi. Ankesat më të shpeshta janë, që në periudhën e dimrit është ftohtë. Kaldaja ndizet, por sa mund të bëjë kjo kaldajë e vogël për këtë sallë kaq të madhe. Ne mundohemi që ta bëjmë sa mundemi, por më shumë s’bëjmë dot.

Ema Stafa, Përgjegjëse Skene

 

Megjithatë, shpresa nuk duhet humbur, sepse para disa ditësh vet ish- ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro edhe ministrja aktuale Elva Margariti patën një takim pune me rektorin, dekanët edhe pedagogët e fakulteteve, ku mbajtën shënim edhe kërkesën e tyre, për rikonstruksion të sallës së madhe të arteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja