Skenare të frikshëm kërcënojnë njerëzimin, fuqitë botërore rrisin shpenzimet globale ushtarake

Skenare të frikshëm kërcënojnë njerëzimin, fuqitë botërore rrisin shpenzimet globale ushtarake

Më 11 shtator Shtetet e Bashkuara kujtuan jetët e humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit në tokë amerikane.

18 vjet më pas shpenzimet ushtarake në shkallë globale kanë arritur nivele rekord.

Sipas të dhënave nga Instituti Kërkimor i Stokholmit për Paqe Ndërkombëtare që ndjek këto statistika që nga viti 1988, vetëm në vitin 2018 janë shpenzuar 1.8 trilionë dollarë për armatime.

“Kjo duhet parë si një sinjal paralajmërues, jo medoemos si diçka që na çon në luftë, por si diçka që ka nevojë për t’u ndjekur me vëmendje,” thotë Pieter Wezeman i Institutit Kërkimor të Stokholmit për Paqe Ndërkombëtare.

Lufta kundër terrorizmit në Afganistan e Irak ka nxitur shpenzime marramendëse ushtarake nga ana e SHBA dhe aleatët e saj

 “Kemi dy fuqi që duan të ndryshojnë status kuonë, të ndryshojnë pozitën e tyre në skenën globale. Ne nuk e duam një gjë të tillë, jo vetëm për hir të interesave amerikane, por edhe për interes të partnerëve dhe aleatëve tanë,” thotë R. Clarke Cooker, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Politike e Ushtarake.

Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë më shumë se 1/3 e shpenzimeve globale ushtarake. Ato zotërojnë 11 aeroplanmbajtëse, një arsenal të fuqishëm bërthamor, avionë reaktivë luftarakë dhe rreth 2.1 milionë trupa. Ekspertët pohojnë se Amerika mbetet forca dominuese ushtarake në botë.

“Mendoj se nganjëher ekziston tendenca për t’i trajtuar Rusinë dhe Kinën si gjigande, por nuk janë të tilla. Këto dy vende kanë dobësi reale që ne mund t’i shfrytëzojmë në konflikt, por në disa fusha janë më të avancuar se ne,” thotë Bradley Bowman i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

Aktualisht Kina renditet e dyta në botë për nga shpenzimet ushtarake, të cilat kanë shkuar nga 2% të buxhetit në 1990 në 14% aktualisht.

Kina ka ndërtuar dy aeroplanmbajtëse gjatë dekadës së fundit dhe po ndërton një të tretë. Ajo ka avionë të avancuar reaktivë luftarakë dhe ushtria e saj ka tani mbi 2.5 milionë forca. Kina po investon gjithashtu në teknologji të reja, përfshirë armë supersonike që kalojnë katër herë shpejtësinë e zërit.

Edhe India i ka rritur shpenzimet ushtarake duke arritur në mbi 11 miliardë dollarë brenda tre vjetësh dhe duke u renditur e katërta në botë.

Megjithëse që nga viti 2018 Rusia nuk është më ndër pesë vendet me shpenzimet më të larta, ajo vazhdon të jetë ndër shqetësimet kryesore të NATO-s pasi pushtoi një pjesë të Gjeorgjisë në 2008 dhe aneksoi një pjesë të Ukrainës në 2014.

29 vendet e NATO-s shpenzuan 963 miliardë dollarë ose 53% të shpenzimeve globale ushtarake në 2018.

Ka gjasa që kjo shifër të rritet, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë presion aleatëve të shpenzojnë 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Ndërkohë që vendet përgatiten për skenaret më të frikshme, fuqitë botërore janë plotësisht të vetëdijshme se çdo konflikt që mund të plasë mes tyre do të ishte katastrofik.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën