Skenaret dhe anomalitë e skemës ‘final-four’, Tirana i druhet tolerimit të Vllaznisë! Smajli: Me Skënderbeun luajmë për fitore

Skenaret dhe anomalitë e skemës ‘final-four’, Tirana i druhet tolerimit të Vllaznisë! Smajli: Me Skënderbeun luajmë për fitore

Moment nga ndeshja Tirana-Vllaznia

Barazimi kundër Vllaznisë, në javën e parafundit të Superligës, e ka vështirësuar shumë vendin e katërt për Tiranën, që të siguron më tej kualifikimin në ‘final-four’ dhe pjesmarrjen në garën për titull. Të shtunën, kur do të luhet edhe java e fundit e sezonit të rregullt të kampionatit, Tiranës i duhet të fitojë me patjetër kundër Egnatias për të shpresuar, pasi jo gjithçka varet në dorën e tyre.

“Për ne ndeshja me Egnatian është ndeshje final-four dhe nuk mendoj rezultat tjetër përveç fitores, që ne duhet ta kërkojmë gjithë kohës. Do japim gjithçka në këtë ndeshje,”-u shpreh Erbim Fagu, trajner i Tiranës.

“Do japim gjithçka nga vetja në ndeshjen e fundit. Do zoti edhe fati është nga ne sepse nuk është gjithçka në dorën tonë për shkak të gabimeve të sezonit. Puna jonë është të shohim ndeshjen tonë, të marrim fitoren dhe të shpresojmë një barazim te ndeshja Vllaznia-Skënderbeu. Shpresojmë që shkodranët të luajnë fort ndaj korçarëve siç bënë edhe me ne në këtë ndeshje,”-deklaroi Gledi Mici, futbollist i Tiranës.

Në favor të Tiranës është fakti se Egnatia pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit e ka siguruar tani vendin e parë në sezonin e rregullt dhe shpërblimin prej 10 milionë lekësh. Bardheblutë aktualisht renditen në vendin e 5 me 47 pikë, po aq sa Dinamo dhe Teuta, ndërsa kanë 1 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të katërt. Mirëpo anomalia që ka prodhuar skema e ‘final-four’ është se Vllaznisë në ndeshjen e fundit i intereson që të fitojë Skënderbeu. Kjo sepse duke qenë se korçarët janë të dënuar nga UEFA, do e kishin të sigurtë pjesmarrjen në Kupat e Europës, edhe nëse dalin të katërtit në ‘final-four’.

“Kundër Skënderbeut besoj se do futemi për të fituar dhe të japim maksimumin,”-u shpreh Geralb Smajli, futbollist i Vllaznisë.

Të shtunën në orën 16:00 Superliga luan javën e fundit të këtij sezoni, ndërsa gjithashtu edhe Dinamo me Teutën pretendojnë të kapin final-four, me kombinime rezultatesh. Interesant është fakti se këto ekipe do luajnë kundër njëra-tjetrës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me 2 tendera me vlerë mbi 15 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë

Abuzim me 2 tendera me vlerë mbi 15 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë