Skënder Kurti nuk shuhet kurrë, ish-kampioni i boksit mbush plot ‘Farie Hotin’! I biri: Ishte person i rrallë

Emri i Skënder Kurtit vijon të mbushë plot sallat sportive. Në fundjavë, në nder të trajnerit të shquar të boksit, i cili ndërroi jetë në prill të 2020 për shkak të COVID-it, u organizua një aktivitet memorial ku morën pjesë figura të shquara të boksit, por edhe të sporteve të tjera. Përveç ndeshjeve demostruese në pallatin e sportit ‘Farie Hoti’ pati edhe përballje profesioniste, pasi në ring u ngjitën boksierë të talentuar të ekipit të Tiranës dhe Vllaznisë si Alban Bermeta dhe Nelson Hysa.

“Babai im ishte nga të rrallët persona me atë zemër. Siç kishte emrin ‘ner’ vetëm ndere ka bërë. Kishte shumë shoqëri. Gjatë kohës që ndërroj jetë kam marrë ngushëllime nga e gjithë Shqipëria,”-deklaroi Renato Kurti, djali i Skënder Kurtit.

“Disa njerëz ndahet më shpejt se ç’duhet nga kjo jetë, por vlerat që kanë lënë pas, historia që kanë lënë pas jam e sigurtë që do jetojnë gjithmonë. Ashtu sikurse jam e bindur që kujtimi i të ndjerit Skënder Kurti, i të madhit Skënder Kurti do jetojë përgjithmonë. Në emër të klubit sportive Tirana i jemi mirënjohës përgjithmonë,”-u shpreh Deborah Keçi, drejtoreshë e klubit Tirana.

“Skënder Kurti e meritonte që në të gjallë të tij të ishte një nga personat që i dha tonin boksit shqiptar. U ngulit në mendjen e shqiptarëve, madje që në vitet 90’ në atë pak boks që bëhej. Ai kishte fatin që ti tregonte shqiptarëve që në atë kohë si boksohej,”-tha Florend Kalivopulli, president i federatës së boksit.

“Ndihem krenar sepse ai ishte legjenda e boksit shqiptar. Jam krenar që jam pjesë e klubit të boksit të Skënder Kurtit,”-deklaroi Riza Çuni, boksier.

Skënder Kurti, i cili ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare, ishte një kampion boksi në Shqipëri që pas tërheqjes nga ringu mësoi për 30 vite brezat e rinj. Përveçse trajner i ekipit të Tiranës ai në disa periudha drejtoi edhe ekipin kombëtar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja