Skënder Minxhozi: 'Pse nuk e burgosa Nanon…', mirësevini në Berishën 'e Tretë'!

Skënder Minxhozi: 'Pse nuk e burgosa Nanon…', mirësevini në Berishën 'e Tretë'!

Nano dhe Berisha

Edhe një herë më tepër, nëse ka pasur nevojë këto kohë, ju rikthyem zakonit të dëgjojmë politikanët më të lartë të Shqipërisë teksa tregojnë publikisht sesi i kanë kursyer burgun njëri-tjetrit. Edhe një herë na e kujtojnë me zë të lartë, të njëjtët politikanë që e kanë fjalorin e përditshëm të mbarsur me burg, gjak dhe vrasje, sesi i kanë mbajtur dorën vetvetes dhe të tjerëve rrotull, për të mos futur në burg kundërshtarin politik. Atë që rri përballë e që një ditë të merr edhe pushtetin (Mos o Zot)!

Sali Berisha përbën një specie më vete në këtë klasë dinozaurësh tridhjetëvjeçarë. E ka nisur karrierën e tij prej shtetari duke provokuar burgosjen e atij që ishte oponenti i tij kryesor i kohës, kreun e opozitës Fatos Nano. Katër vite burg të cilat më pas u pasuan me pafajësi dhe “gradim” të këtij të fundit, me postin e kryeministrit të vendit. Megjithëse gjesti i Berishës tingëllon sot si një anakronizëm i shpifur e jashtë kohe (cili mund ta pranojë sot, fjala vjen, që të merret me pranga kryetari i PD, me yshtjen e Edi Ramës), ky veprim i shtetit të Berishës asokohe, ishte hapi i parë i një kalvari vuajtjesh ku hyri Shqipëria në vitet e mbetura ’90. Voluntarizmi dhe arbitrariteti i të parit të vendit, presidentit të kohës, i dha formë një shteti folklorik, që ngjante pikë për pikë me skenarin e filmit “Koncert në vitin ‘36”.

 Por ai stan atë bulmet ka, dje dhe sot. Sepse Berishës shumë shpesh, në daljet publike, i flet në vesh Frojdi. Bën gafa sa herë nxehet e dëshiron të bëjë të fortin. Rasti më i fundit ishte para një jave, në një debat televiziv kur deklaroi se kishte marrë “vendim politik” për të mos çuar në burg Fatos Nanon pas vitit 2005 kur erdhi në pushtet. “Nano e kishte bërë burgun”, u tha Doktori gazetarëve, duke mos na lënë edhe një herë asnjë dyshim se në këtë vend, sidomos kur qeveris ai vetë, në burg nuk të çon gjykata e prokuroria, por qeveria!

Ka një bezdi të përgjithshme të mediave pranë ish-kryeministrit, kur pëmenden fakte e ndodhi të dy dekadave më parë, në kohën kur qeveriste Berisha. “Pse na ktheni në vitet ’90, a nuk ju mjaftojnë zullumet e qeverisë aktuale”? Shumë e drejtë bezdia, e drejtë edhe pyetja që e shoqëron, por ka një “por” të madhe nga pas. Kur në poltronin numër 1 të opozitës ka vendosur të kthehet një personazh i cili ka dalë drejt e nga librat e historisë e është futur në zyrën e kryetarit të PD, çfarë zgjedhje kemi, përveçse që t’i përmendim bilancin kilometrik që ai ka në politikën shqiptare?! Nëse Berisha pranon me qejf të komentojë burgosjen e munguar “me vendim politik” të Fatos Nanos 17 vjet më parë, si mund të flitet për Gërdecin, 21 janarin e të tjera zullume të qeverisjeve të Doktorit? Si mund të bezdisesh nga përmendja e bilancit të një politikani, e jo nga vetë politikani?!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 20/07/2022 14:42

    Eshte se nuk ka dobi nje gazetari si kjo "dhurate" per "Partine dhe shokun Edi". Per te qene korrekt, Berisha gjithashtu tha se ishte Shane Korbeci nga "elita" e PS qe ia kishte "qepur dosjen" per burg shokut Nano. Dhe se qeveria e tij (kryesuar) nuk zgjodhi rrugen e ri hetimeve per te targetuar korrupsionin individual te Nanos. Kjo po qe eshte tregues i korrupsionit politik. Qe nje shtetar pranon se ka intimiduar organet ekzekutive te mos bejne detyren. Ndersa vendi eshte kapur nga nje mafie mave nen neokomunistin hibrid Rama ju e si puna juaj vazhdoni ti bini daulles se Sales.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/07/2022 14:22

    Skender,megjith respektin e vlersimin per logjiken dhe penden tuaj,me duhet te te theme shume konfindenciale e boterisht se me kete shkrim po kontribuon ne riglorifikimin e nje komunist-antikomunisti stalinian,te SHKATERRUESIT N° 1 TE SHTETIT DHE SHOQERISE SHQIPTARE QE DUHET TE HETOHET DHE DORZOJ PASURINE E GRABITUR sebashku me tere KLANSEKTIN PS,PD,LSI. KY KLANSEKT DUHET "GROPOSUR" NJE DITE E ME PARE per te shpetuar nga humnera Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe ndodhem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?