Skënderbeu është bërë aktiv këtë merkato dhe ka firmosur me dy futbollistët. Savior Godwin dhe Moses Junior janë afrimet më të fundit të korçarëve, teksa prej disa ditësh janë bashkuar me grupin në stërvitje.
Godwin luan në mesin e fushës dhe kryesisht në qendër të këtij reparti, teksa Moses si sulmues i krahut të majtë dhe njihet për shpejtësinë e tij. Të dy futbollistët kanë nënshkruar kontrata 4-vjeçare, teksa klubi ka besim në aftësitë e tyre.
Dy nigerianët janë tanimë nën urdhërta e Gvozdenovic, duke iu bashkuar edhe afrimeve të tjera në merkaton e janarit siç janë: Hyseni, Idrizaj apo edhe Moraes. Me 23 pikë, Skënderbeu mban vendin e tretë në Kategorinë e Parë dhe për momentin është katër pikë larg nga kryesuesit e Dinamos. Korçarët kërkojnë që të rikthehen në Superligë, një sezon pas rrëzimit në nivelin e dytë të futbollit shqiptar.