Skënderbeu fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë me një penallti të dyshimtë
Skënderbeu nuk fal edhe në Kupën e Shqipërisë. Pas pesë tentativave të dështuara, korçarët, më në fund kanë fituar një finale të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja Skënderbeu-Laçi
Skënderbeu nuk fal edhe në Kupën e Shqipërisë. Pas pesë tentativave të dështuara, korçarët, më në fund kanë fituar një finale të Kupës së Shqipërisë.
Ishte një paraqitje dominuese e kampionëve të Shqipërisë në “Elbasan Arena” ndaj një Laçi që u mundua me të gjitha forcat, por diferenca në kualitet bëri ndryshimin.
Në minutat e para kishte vetëm një ekip në fushë dhe ata ishin korçarët që arritën të krijonin shumë mundësi për gol, por pa sukses. Por me kalimin e minutave Laçi rrit rendimentin duke krijuar disa aksione të rrezikshme, por prapavija e Skënderbeut ishte solide.
Pas pushimit situata nuk ndryshoi, por duhej pritur minuta e 67’ që më në fund të zhbllokohej rezultati. Tre minuta më parë arbitri Hamiti akordon një penallti të dyshimtë për korçarët pasi Gjoni bën një ndërhyrje në limitet e zonës ndaj James.

( Ekipi i Skënderbeut në momentet e gëzimit për fitoren e Kupës së Shqipërisë në stadiumin, "Elbasan Arena" )
Në fillim u duk sikur arbitri do ta jepte vetëm një goditje dënimi, por pas konsultimit me anësorin ai akordon një njëmbëdhjetëmetërsh që shndërrohet në gol nga Lilaj.
Laçi mundohet të kundërpërgjigjet, por nuk arrin të krijojë mundësi të pastra shënimi, përveç golit të anuluar në fund të takimit pas pozicionit jashtë loje. Skënderbeu fiton me meritë kupën. Gjithsesi, Laçi do të luajë në Europë, si vend i katërt, meqë Skënderbeu ka fituar edhe titullin kampion.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Mars, 09:14
Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?
-
Shumë
37%
-
Pak
53.6%
-
Nuk kam mendim
9.3%
Vota total: 1930
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Barazim 'i ëmbël' 2-2, Egnatia eliminon Bylisin dhe gjen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë
26 Shkurt, 15:53
-
Ilir Daja beson te përmbysja në Kupë, trajneri i Dinamos: Jam optimist, japim shpirtin në fushë
26 Shkurt, 12:33
-
Kupa e Shqipërisë/ 120 minuta dhe 14 penallti, Vllaznia kalon AF Elbasanin mes dramës! Partizani gjen gjysmëfinalen me dhjetë lojtarë
26 Shkurt, 08:24
-
Kundër Bylisit në Kupë, Edlir Tetova kërkon përqëndrim: Gjithçka e hapur për kualifikimin, presim shumë nga Guindo
25 Shkurt, 13:14
-
Luhet në Tiranë dhe Shkodër, sot dy çerekfinalet e kthimit për Kupën e Shqipërisë
25 Shkurt, 09:03
-
Partizani kërkon kualifikimin në Kupë pa trajner, Abilaliaj: Falenderoj Veselinovic, kemi vuajtur presionet dhe ndryshimet
24 Shkurt, 17:04
-
Vuloset kualifikimi, trajneri i Vllaznisë Brdaric: Kundër Elbasanit çerekfinale delikate, nuk duam të shkojë në shtesë
24 Shkurt, 13:44
-
Kupa e Shqipërisë/ Luhet në mesjavë, zbardhet agjenda e ndeshjeve të kthimit për fazën çerekfinale
20 Shkurt, 09:52
-
Kupa e Shqipërisë/ Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale, Skënderbeu mposht Dinamon me dy gola
7 Shkurt, 09:17
-
Kupa e Shqipërisë/ Partizani ngec në Laç, fiton Egnatia! AF Elbasani paqe me Vllazninë në aktin e parë, sot Dinamo - Skënderbeu
6 Shkurt, 12:44
-
Kupa e Shqipërisë/ Laçi ndal pa gola Partizanin në aktin e parë çerekfinal, Egnatia fiton 1-3 në Ballsh
5 Shkurt, 15:31
-
Sot tre ndeshje në Kupën e Shqipërisë, Brdaric: Duam turin tjetër
5 Shkurt, 10:40
Gjithmone Skenderbeu eshte ne lajm te pare kur ka dyshime ne futboll.
Përgjigju